Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kujtuar përmes një postimi në rrjetet sociale transformimin rrënjësor të një prej zonave më hyrëse të kryeqytetit – Rruga “Dritan Hoxha” dhe sheshi “Zogu i Zi”.
Veliaj theksoi se kjo pjesë e Tiranës kishte mbetur e neglizhuar prej vitesh, por falë një pune të jashtëzakonshme, sot është një ndër hyrjet më përfaqësuese të kryeqytetit.
“7 vjet më parë i dhamë Tiranës një hyrje dinjitoze me rikonstruksionin e rrugës “Dritan Hoxha”, me korsi të dedikuara autobusi dhe biçikletash, por sidomos i ndryshuam pamjen Zogut të Zi me vendosjen e instalacionit “Cosmic S”, vepër e realizuar nga artisti shqiptar Helidon Xhixha.
Pas një pune të jashtëzakonshme që zgjati disa muaj, veç kryeveprës artistike qyteti mori dhuratë edhe rehabilitimin e shatërvanëve dhe një hapësirë të gjelbëruar, duke transformuar një pjesë Tiranës që kishte mbetur pa vënë dorë prej vitesh”,shkruan Veliaj.
Komente

Futja kot Kjo eshte merita e Bashes qe prishi mbikalimet.
Përgjigju