Bota

Kremlini: Morëm fabrikën e çelikut, e mohon Kievi! Rusia: 3 ditë armëpushim në Azovstal, të evakuohen civilët! Shpërthime në Kiev e disa qytete

4 Maj 2022, 07:38| Përditesimi: 4 Maj 2022, 23:01

  • Share

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen shpalli paketën e 6 të sanksioneve ndaj Rusisë, duke u zotuar për zvogëlim gradual të varësisë nga nafta dhe gazi rus kur lufta ka hyrë në ditën e 70-të të saj. Hungaria refuzoi të vërë embargo ndaj naftës ruse, ndërsa ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba reagoi duke thënë se vendet që refuzojnë embargon janë bashkëpunëtore të Rusisë në krimet e luftës.

“Tani ne përballemi me varësinë tonë nga nafta ruse. Nuk do të jetë e lehtë, por duhet të punojmë për këtë. Ne do të heqim gradualisht furnizimin e Rusisë me naftë bruto brenda gjashtë muajve dhe me produkte të rafinuara deri në fund të vitit”, tha Kuleba.

Pjesë e sanksioneve pritet të jetë edhe patriarku Krill si dhe përjashtimi i bankës më të madhe ruse Sberbank nga Suift (Shoqëria për Telekomunikacionet Financiare Ndërbankare në mbarë botën). Paketa e re e sanksioneve ka në shënjestër oficerë të lartë ushtarakë dhe njerëz të tjerë që kanë kryer krime lufte në Bucha dhe që janë përgjegjës për rrethimin çnjerëzor të qytetit të Mariupolit.

Ndërkohë situata në Ukrainë vijon të jetë problematike, ku ditën e sotme janë raportuar bombardime në shumë qytete përfshirë edhe Kievin. Zyrtarët e ukrainas i quajtën këto bombardime si një taktikë që po përdor Rusia për të shpërqendruar Ukrainën.

Kremlini pretendon se ushtarët rusë kanë marrë fabrikën e çelikut Azovstal, por ministri i Jashtëm Kuleba e ka mohuar duke thënë se po i reziston sulmit. Rusia thotë se ka shpallur armëpushim tre ditë në Azovstal për t’u evakuuar civilët. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu pretendoi se Mariupoli është nën kontrollin e ushtrisë ruse. Nga ana tjetër, forcat e armatosura ruse goditën 4 depo armësh të ushtrisë ukrainase dhe 6 termocentrale .

Sikurse e kishte paralajmëruar, Moska po përgatit paradën e lirisë në Mariupol dhe për këtë po pastrojnë rrugët nga rrënojat dhe viktimat. Po ashtu, përgatitje po bëhen edhe në Moskë, ku pritet të marrin pjesë 11 mijë njerëz dhe ku do të ekspozohen 131 lloje armësh dhe 77 avionë.

Nisur nga informacionet e mbledhura, kreu i Këshillit të Sigurimit të Kievit paralajmëroi se lufta do të jetë e gjatë dhe nuk do të përfundojë në maj.

Ora 22:47
Rusia shpall 3 ditë armëpushim në fabrikën e Çelikut, të evakuohen civilët

Rusia ka shpallur tre ditë armëpushim në fabrikën e Çelikut për të lejuar civilët të largohen. Armëpushimi është më datë më 5, 6 dhe 7 maj. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Ora 22:30
Zelensky telefonatë me shefin e OKB-së: Na ndihmoni të shpëtojmë civilët ne Azovstal

1651696413_Capture.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar ndihmë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për të shpëtuar ukrainasit e mbetur të plagosur në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.

Në një telefonatë, të zhvilluar me Antonio Guterres Zelensky i kërkoi ndihmë që procesi i evakuimit të mos ndërpritet.

"Jeta e njerëzve që mbeten atje është në rrezik. Të gjithë janë të rëndësishëm për ne. Kërkojmë ndihmën tuaj për t'i shpëtuar", mësohet t’i ketë thënë Zelensky gjatë telefonatës Guterres sipas zyrës së shtypit të Presidentit Ukrainas.

Ora 22:05
E gjithë Ukraina nën sulmet ruse, bombardohen disa qytete! Kievi: Taktikë për të na shpërqendruar

1651174739_RussianbombardmentoftelecommunicationsantennasinKiev3to4.jpg

E gjithë Ukraina është nën sulmin rus. Mediat raportojnë për bombardime në disa qytete, si: Odessa, Kievi, Mykolaiv, Kharkiv, Dnipro, Transkarpatia.

Kievi thotë se kjo është një taktikë e Rusisë për të shpërqendruar Ukrainën.

"Rusët po ndjekin taktika që i bëjnë ata të duken të paparashikueshëm. Kjo mund të shihet qartë nga sulmet me raketa që po kryhen praktikisht në të gjithë Ukrainën. Ka shumë të ngjarë që veprimet e tyre të synojnë të sigurojnë që ne nuk mund t'i parashikojmë ato”, tha Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës Anna Malyar.

Ora 20:38
Kuleba: Azovstal ende po i reziston sulmeve ruse

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka mohuar pretendimet e rusëve se janë futur në fabrikën e çelikut Azovstal. Kuleba thotë se Azovstal po i reziston sulmeve ruse.

“Fabrika e çelikut Azovstal ende reziston pavarësisht se rusët sulmojnë çdo ditë me bomba”.

Ora 20:20
Forcat ruse hyjnë në Fabriken Azovstal

1651473948_124127049azovstalironsteelworksplantreuters.jpg

Fabrika Azovstal duket që nuk i ka rezistuar dot më pushtimit rus. Forcat ruse kanë hyre në territorin fabrikës është shprehur një zyrtar i lartë ukrainas.

Fabrika e Azovstal është “fushëbeteja” e fundit e forcave ukrainase në qytetin port të shkatërruar, me civilë që ende strehohen nën tokë në kompleksin e gjerë industrial.

"Përpjekjet për të sulmuar centralin vazhdojnë për ditën e dytë. Trupat ruse janë tashmë në territorin e Azovstal”, tha David Arakhamia, kreu i fraksionit parlamentar në pushtet të Ukrainës,

Kryebashkiaku i Mariupol tha gjatë ditës së sotme se ata kishin humbur komunikimin me ata që ishin brenda.

Ora 19:56
Ish presidenti brazilian: Putin nuk është fajtori i vetëm! Në vend që të dalë në televizor, Zelensky duhet të jetë në tavolinën e negociatave

1651577320_Sequence03.00020922.Still019.jpg

"Putin nuk supozohej të pushtonte Ukrainën, por nuk ishte fajtori i vetëm. Unë shoh presidentin ukrainas të flasë në televizion teksa duartrokitej në të gjithë parlamentet e botës, por është po aq fajtor sa Putin. Në luftë, nuk ka kurrë vetëm një person të përgjegjshëm", tha ish presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva.

Në një intervistë me 'Time', shtoi: "Nuk e njoh presidentin e Ukrainës por sjellja e tij është pak e çuditshme. Ai është në televizion në mëngjes, në mesditë dhe në mbrëmje. Duhet të ishte në tavolinën e negociatave. Ai donte luftë sepse nëse nuk do të donte, do të kishte negociuar më shumë".

Ora 19:31
Hungaria refuzoi embargon e naftës ruse, Kuleba: Bashkëpunëtore në krimet e luftës së Rusisë

Ministri i Jashtëm ukrainas Dimitry Kuleba ka reaguar pas refuzimit të Hungarisë për të ju bashkuar vendeve anëtare të Bashkimit Europian në sanksionet e reja ndaj Rusisë.

Kuleba i ka cilësuar bashkëpunëtore në krimet e Rusisë mbi popullin e Ukrainës vendet që refuzojnë embargo ndaj naftës ruse.

“Nëse një vend evropian vazhdon të kundërshtojë embargon ndaj naftës ruse, atëherë do të ishte e drejtë të thuhet se ky vend është bashkëpunëtor për krimet e kryera nga Rusia në territorin ukrainas,” tha Kuleba në një video të postuar në Twitter.

Sot Hungaria hodhi poshtë propozimin e Brukselit, duke thënë se një masë e tillë do të shkatërronte plotësisht sigurinë energjetike të vendit.

Ora 19:31
SHBA: Nuk ka asnjë shenjë që Rusia po planifikon të sulmojë Moldavinë

"Për momentin nuk ka asnjë shenjë se Rusia po planifikon të sulmojë Moldavinë." Kështu ka thënë ambasadori amerikan në vend, Kent Logsdon në një intervistë për CNN . “Popullsia është e shqetësuar, ka nga ata që kanë gati valixhen dhe pasaportën për një arratisje të mundshme”, tha diplomati, duke siguruar se Shtetet e Bashkuara janë vigjilente.

Ora 19:13
Sanksionet e reja ndaj Rusisë, Hungaria vendos veton, është shkatërrimtare për ekonominë tonë

Hungaria duket se nuk do të jetë në unison me vendet anëtare të Bashkimit Europian përsa i përket sanksioneve të reja ndaj Rusisë.

“Të papranueshëm dhe shkatërrimtare për ekonominë e Hungarisë” e ka cilësuar Sekretari i Shtetit për Komunikim dhe Marëdhëniet Ndërkombëtare të Ukrainës paketen e re të sanksioneve të propozuara nga presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Lyen ditën e sotme.

“Hungaria do të vendosë veton ndaj propozimit të BE-së për të ndaluar importet e naftës ruse. Në fund të ditës duhet të kujtoni sërish se si funksionon Bashkimi Evropian. Propozimi vjen nga Brukseli që është qendra administrative, burokratike e Bashkimit Evropian dhe jo nga shtetet anëtare. Një propozim i tillë është i papranueshëm dhe që do e shkatërronte ekonominë Hungareze. Ata e dinë saktësisht se ajo që ata propozojnë është kundër interesave hungareze, është kundër mundësisë që është e realizueshme në terren dhe nëse e bëjmë këtë do ta shkatërrojmë plotësisht ekonominë hungareze”, tha Zoltan Kovacs.

 

Ora 19:12
Biden: Do të flas me udhëheqësit e G7 për sanksione të reja në Moskë

"Ne jemi gjithmonë të hapur ndaj sanksioneve të reja kundër Rusisë, unë do të flas me liderët e G7 këtë javë për të parë hapat e ardhshëm që do të ndërmerren." Këtë e tha në Shtëpinë e Bardhë presidenti amerikan, Joe Biden.

Ora 19:04
Kiev: Lufta do të jetë e gjatë, nuk do të përfundojë në maj

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleksiy Danilov, tha se lufta në Ukrainë do të jetë "e gjatë" dhe se agresioni rus nuk do të përfundojë në maj.

"Nëse flasim për këtë pjesë të fazës së nxehtë të luftës, nuk jam optimist se do të përfundojë në maj. Kjo do të jetë një luftë e gjatë dhe do të vazhdojë në territorin tonë," tha Danilov, duke theksuar se fundi i lufta varet nga shumë faktorë.

"Para së gjithash, kjo varet nga ushtria jonë. Dhe kjo varet nga partnerët tanë, ne duhet ta njohim dhe duhet të flasim për këtë. Sepse pa mbështetjen e partnerëve tanë, do të ishte shumë e vështirë për ne që të frenonim rusët”, shpjegoi sekretari.

Ora 19:00
Presidenti gjerman: Gati të takohem me Zelenskyn, më shumë ndihmë për Kievin

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se ishte gati të fliste personalisht me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky dhe premtoi më shumë ndihmë nga Berlini në Kiev. Duke folur nga Bukureshti, Steinmeier tha se "gjermanët mbështesin Ukrainën me gjithë zemër".

Ora 18:57
BE sanksionon Patriarkun Krill: Përgjegjës për kërcënimet ndaj integritetit të Ukrainës

Bashkimi Europian ka sanksionuar patriarkun Krill me argumentin se është përgjegjës për mbështetjen ose zbatimin e veprimeve e politikave që minojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, si dhe stabilitetin dhe sigurinë në Ukrainë.

“Përveç kësaj, ai mbështet qeverinë ruse dhe vendimmarrësit përgjegjës për aneksimi i Krimesë dhe destabilizimi i Ukrainës”. Kështu shkruhet në njoftimin e BE-së për paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë që po diskutohet në Bruksel.

Ora 18:39
Ministrja austriake: Ukraina nuk do të bëhet pjesë e BE, të paktën në 5 ose 10 vitet e ardhshme

1651603532_lviv.jpg

Ukraina nuk do të mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian përmes një procedure të përshpejtuar. Kështu ka deklaruar ministrja austriake për çështje europiane, Karoline Edstadler.

"Do ishte një proces i gjatë, i cili nuk përfundojë në pesë apo dhjetë vitet e ardhshme. Disa shtete të Ballkanit Perëndimor kanë pritur me dekada për hapin tjetër, nuk mund të ketë procedurë të përshpejtuar për Ukrainën", tha Edstadler.

Ora 16:56
Lviv pa energji elektrike, ja si duket nënstacioni elektrik pas bombardimeve ruse

1651676301_Capture.JPG

Raketat ruse goditën nënstacionet elektrike në Lviv gjatë mbrëmje të së martës duke shkaktuar dëme dhe duke lënë pa energji disa pjesë të qytetit perëndimor të Ukrainës.

1651676389_Capture.JPG

Imazhet tregojnë shkallën e lartë të dëmit të shkaktuar dhe është si një shëmbëlltyrë e dhimbshme e asaj që po ndodh në Ukrainë që nga nisja e pushtimit rus.

1651676446_Capture.JPG

Ora 15:45
Zelensky: Ukraina nuk do të pranojë marrëveshjen që lejon rusët të qëndrojnë në territorin tonë

1651576478_Screenshot2.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se ka përfunduar faza e parë e luftës ndërsa në fazën e dytë pretendon se Ukraina do të dëbojë trupat ruse nga territori i saj. Për fazën e tretë shprehet se do të rivendosë integritetin e saj territorial.

Zelensky tha se nuk do të pranonte një marrëveshje armëpushimi që do të lejonte forcat ruse të qëndrojnë në pozicionet e tyre aktuale.

Ora 14:43
Patriarkana e Moskës: Papa Françesku përdor tonet e gabuara

"Është për të ardhur keq që një muaj e gjysmë pas bisedës me Patriarkun Kirill, Papa Françesku ka zgjedhur tonin e gabuar për të përcjellë përmbajtjen e kësaj bisede", ky ishte komunikimi i Departamentit për Marrëdhëniet e Jashtme Kishtare të Kishës Ortodokse Ruse. Lajmi u bë i ditur nga Agjensia e Lajmeve Interfax.

Ora 14:09
Kievi: Ka ende 30 fëmijë të bllokuar në fabrikën e çelikut në Mariupol

Raportohet se ka 30 fëmijë të bllokuar në fabrikën e çelikut “Azovstal” në qytetin e rrethuar të Mariupolit në jug të vendit. Lajmi u bë i ditur nga deputetja ukrainase Kira Rudik.

Ajo tha gjithashtu se ka pasur 20 përpjekje për t’i evakuuar njerëzit nga fabrika, por pa sukses.

“Mund të imagjinoni lotët tanë kur grupi i parë u shpëtua, objektivi kryesor tani është të bëhet një vlerësim i të gjithë fëmijëve që janë ende në fabrikë, së bashku me gratë, të moshuarit dhe ushtarët e plagosur. Hapi më i ndërlikuar ka të bëjë me ushtarët e plagosur sepse Rusia nuk i lejon të dalin jashtë”, tha Rudik.

Deputetja ukrainase tha gjithashtu se dje 156 persona arritën të largoheshin nga qyteti për të mbërritur në Zaporizhzhia.

Ora 13:54
OKB: Mbi 5.6 milionë njerëz ikën nga lufta, 7.7 milionë të tjerë u zhvendosën brenda vendit

Më shumë se 5.6 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit.

Shifrat u bënë të ditura nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuar për Refugjatët.

Gjithashtu sipas raportit të fundit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), të paktën 7.7 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë janë të detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre.

Ora 13:36
BE: Sanksionet nuk do t'i japin fund luftës, por do të janë të rëndësishme dhe kanë arritur shumë rezultate

Gjatë një konference për shtyp Zëdhënësi i Komisionit Evropian Eric Mamer u shpreh se sanksionet janë tepër të rëndësishme dhe kanë arritur rezultate, por të vetme, ato nuk do munden dot t’i japin fund luftës.

“Të vetme sanksionet nuk do t'i japin fund konfliktit, por do të luajnë një rol shumë të rëndësishëm. Ato janë në përputhje me vendimet që BE-ja është në gjendje të marrë, ne jemi një organizatë me përgjegjësi të caktuara, para së gjithash në sferën ekonomike. Mendojmë se sanksionet kanë arritur shumë rezultate”, gjatë një konference për shtyp",  tha Mamer.

Ora 13:15
Moska: Nuk ka marrëveshje për një takim mes Putin dhe Papa Françeskut

Nuk ka marrëveshje për një takim mes Presidentit rus, Vladimir Putin dhe Papa Françeskut. Kështu deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke shtuar se nisma të tilla duhet të kalojnë përmes shërbimeve diplomatike. Në fillim të kësaj jave, në një intervistë për 'Corriere', Papa shprehu gatishmërinë e tij për të shkuar në Moskë për të takuar Putinin dhe për të dhënë një kontribut për një zgjidhje të konfliktit në Ukrainë.

Ora 13:14
Kremlini: Nuk kemi ndërmend të shpallim luftë më 9 maj! Mohon sulmin në fabrikën e çelikut në Mariupol

1649352632_Peskov0811211024x683.jpg

Rusia nuk ka ndërmend t'i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës dhe për rrjedhojë mobilizimin e përgjithshëm me rastin e përvjetorit të 9 majit të fitores ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

"Ne nuk shohim ndonjë përparim në bisedimet me Ukrainën," shtoi ai.

Kremlini thotë po ashtu se forcat ruse nuk kanë sulmuar fabrikën e çelikut në Mariupol, duke kujtuar se vetë presidenti Putin "ka lëshuar publikisht një urdhër për të anuluar sulmin".

Ora 13:13
Moskë: Nuk shohim përparim në bisedimet me Kievin 

"Ne nuk shohim ndonjë përparim në bisedimet me Ukrainën", tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, sipas raporteve të Tass. 

Kujtojmë se një bisedim serioz mes palëve ka kohë që nuk është bërë.

Ora 11:39
Ministri rus i Mbrojtjes: Mariupol është nën kontrollin e ushtrisë ruse

"Mariupol është nën kontrollin e ushtrisë ruse", kështu tha ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu , duke shtuar se "paqja fillon në qytet".

Ora 11:37
Moska i ndalon hyrjen në Rusi kryeministrit japonez

Rusia i ka ndaluar hyrjen në vend kryeministrit japonez dhe 62 shtetas japonezë, Fumio Kishida. Lajmi u dha nga Ministria e Jashtme ruse.

Ora 11:13
Moska: Në fabrikën e çelikut në Mariupol ka dhe mercenarë izraelitë, po luftojnë përkrahë me ukrainasit

Pas deklaratave të Ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov të cilat sollën një mosmarrëveshjeje në nivel diplomatik me Izraelin, Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova deklaroi ditën e sotme se në fabrikën e çelikut në Mariupol duke luftuar përkrahë ukrainasve ka dhe mercenarë izraelit.

“Në Ukrainë, krah për krah me njësitë e Batalionit Azov, ukrainasit po luftojnë me mercenarë nga Izraeli, politikanët izraelitë ndoshta nuk duan ta dinë, ndoshta nuk janë të interesuar", tha Zakharova.

Ora 10:37
President i Izraelit drejtuar Rusisë : Kërkoni falje për gënjeshtrat antisemitike të Lavrovit

Presidenti Izraelit Isaac Herzog ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov i cili tha se edhe Hitleri kishte origjinë hebreje. Herzog i ka quajtur deklaratat e Lavrov si gënjeshtra të tmerrshme dhe kërkon që Rusi të kërkojë falje.

“Në javën në të cilën kujtojmë Holokaustin, ministri i Jashtëm rus Lavrov zgjedh të përhapë gënjeshtra, gënjeshtra të tmerrshme, që kanë erë antisemitizmi. Pres që të tërhiqni fjalët tuaja dhe të kërkoni falje”, tha Herzog.

Ora 10:26
Lufta në Ukrainë/ Rusët goditën një shkollë në qytetin Sumy

Trupat ruse bombarduan rajonin Sumy gjatë natës, duke goditur gjithashtu një shkollë dhe shumë infrastruktura.

Lajmi u bë i ditur nga Kreu i Administratës ushtarake të Sumy Dmytro Zhyvytskyi i cili tha se rreth orës 3 të mëngjesit rusët qëlluan shkollën e komunitetit Esman, me dy të shtëna nga një helikopter dhe dy të tjera nga toka. Midis orës 6 dhe 7 të mëngjesit, bombardimet e artilerisë shënjestruan Gradivin, përgjatë kufirit pranë Yunakivka.

Ora 09:19
A po zgjerohet lufta? Bjellorusia nis stërvitjen ushtarake

Në një lëvizje që mund të paralajmërojë një zgjerim të afërt të konfliktit, forcat e armatosura të Bjellorusisë kanë nisur stërvitje të lehta ushtarake të "forcave të reagimit", sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Mbrojtjes bjelloruse të cituar nga agjencia Tass.

Sipas asaj që u komunikua, testet “do të përfshijnë lëvizjen e një numri të konsiderueshëm mjetesh ushtarake” dhe “nuk do të paraqesin kërcënim për vendet fqinje apo për Evropën në përgjithësi”.

Këto janë lëvizje që nuk sigurojnë as Ukrainën dhe as komunitetin ndërkombëtar. Bjellorusia është e lidhur ngushtë politikisht me Rusinë. Disa orë para njoftimit, presidenti rus Putin dhe bjellorusi Lukashenko biseduan në telefon për të diskutuar mbi "situatën në kontekstin e operacionit të posaçëm ushtarak që po zhvillohet për të mbrojtur Donbasin".

Ora 09:18
Von der Leyen prezanton paketën e gjashtë të sanksioneve: Ne duam që Kievi ta fitojë këtë luftë

1651070644_Capture.JPG

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i ka dhënë detaje Parlamentit Evropian për një paketë të gjashtë sanksionesh që synojnë ekonominë e Rusisë, ushtrinë dhe propagandën e saj. Ajo tha se Vladimir Putin i Rusisë donte të fshinte Ukrainën nga harta dhe nuk do t'ia dilte mbanë dhe ishte vendi i tij që po fundosej.

“Tani ne përballemi me varësinë tonë nga nafta ruse. Më lejoni të jem e qartë, nuk do të jetë e lehtë. Disa shtete anëtare varen shumë nga nafta ruse. Tani ne po propozojmë një ndalim të naftës ruse. Kjo do të jetë një embargo totale e importit për të gjithë naftën ruse , detar dhe tubacion, bruto dhe të rafinuar”, tha presidentja e Komisionit Evropian në fjalimin e saj.

"Ne do të sigurohemi që të heqim dorë nga nafta ruse në mënyrë të rregullt, në mënyrë që ne dhe partnerët tanë të sigurojmë rrugë alternative të furnizimit dhe të minimizojmë ndikimin në tregjet globale. Kjo është arsyeja pse ne do të heqim gradualisht furnizimin me naftë bruto nga Rusia brenda gjashtë muajve dhe me produkte të rafinuara deri në fund të vitit. Prandaj, ne maksimizojmë presionin ndaj Rusisë duke minimizuar dëmin kolateral ndaj nesh dhe partnerëve tanë në mbarë botën. Sepse për të ndihmuar Ukrainën, ekonomia jonë duhet të mbetet e fortë. Ne duam që Ukraina të fitojë këtë luftë. Por ne duam gjithashtu të krijojmë kushtet për suksesin e Ukrainës pas luftës. Hapi i parë është mbështetja e menjëhershme. Kjo është një mbështetje ekonomike afatshkurtër për të ndihmuar ukrainasit të përballen me pasojat e luftës, siç bëjmë me paketën tonë të ndihmës makro-financiare dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë për buxhetin e Ukrainës", shpjegoi ajo.

 

Ora 09:13
Kievi: Rusët kanë vjedhur 400 mijë tonë grurë

Rusia ka vjedhur 400,000 ton grurë nga territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës, sipas zëvendësministrit ukrainas të Bujqësisë Taras Vysotsky. Sipas Vysotsky, kjo është rreth një e treta e të gjitha rezervave të grurit në rajonet Zaporizhzhia, Kherson, Donetsk dhe Lugansk. Dhe nëse kjo vjedhje vazhdon, thotë zëvendësministri, këto rajone mund të përballen me zi buke.

Ora 09:10
Kievi: 24.500 ushtarë rusë të vrarë, 1077 tanke të shkatërruar

1651583491_autosuolmet1650793564.jpg

Humbjet në radhët ruse që nga dita e sulmit të Moskës ndaj Ukrainës më 24 shkurt të kaluar do të arrinin në 24.500. Kjo bëhet e ditur nga buletini ditor i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, i cili raporton shifra që nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Ora 09:10
Australia sanksionon 110 politikanë rusë dhe separatistë

Australia ka vendosur sanksione ndaj 76 politikanëve të tjerë rusë dhe 34 zyrtarëve të qeverisë 'kukull' të instaluar në rajonet separatiste Donetsk dhe Lugansk të Ukrainës. Ministri i Jashtëm Australian Marise Payne tha sot. "Këta individë kanë shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial përmes pohimit të autoritetit të tyre qeveritar mbi zonat e Ukrainës pa autorizimin e qeverisë së Kievit," tha Payne.

Ora 08:24
Rusët sulmojnë me raketa termocentralet e Lvivit

Raportohet se të paktën tre raketa ruse kanë goditur termocentralet rreth qytetit perëndimor të Lvivit, pranë kufirit me Poloninë. Disa lagje të qytetit janë pa energji elektrike dhe ujë për shkak të sulmit që fillimisht besohej se kishte për qëllim rrjetin hekurudhor të Ukrainës.

Ora 08:12
Media ukrainase publikojnë pamjet e viktimave në stacionin e autobusit

Policia Kombëtare e Ukrainës publikoi foto të pasojave të sulmit në uzinën në Avdiivka. Trupat ruse goditën një grup punëtorësh që po hipnin në autobus pas përfundimit të turnit. Kreu i administratës rajonale të Donetskut Pavel Kirilenko tha se të paktën 10 njerëz u vranë.

Ora 07:52
Kievi publikon audion e përgjuar të ushtarit rus: Rusia ka humbur më shumë ushtarë sesa në 4 vjet në Çeçeni

1650463108_ushtaretemariupolit.jpg

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (Sbu) pretendon se ka përgjuar një komunikim midis një ushtari rus dhe një miku të tij, në të cilin thotë se ushtria ruse ka humbur më shumë jetë ushtarësh në Ukrainë, sesa në katër vjet në Çeçeni. Në audio, ushtari shpreh pakënaqësinë që anëtarët elitë të Gardës Kombëtare Ruse Rosgvardiya dhe Forcave Speciale të Policisë Omon janë larguar nga Ukraina. 

‘Janë të padobishëm’ thotë ai. ‘Ata po kthehen. Të gjithë këta luftëtarë 'fantastikë' të forcave speciale që kishim janë tërhequr të gjithë, kanë ikur në Rusi dhe po refuzojnë të vazhdojnë.' Numri i ushtarëve rusë që vdiqën në Ukrainë është një mister. 

Burimet zyrtare ruse folën për humbje të mëdha, por asnjëherë nuk dhanë një shifër të saktë, edhe pse në mes të marsit tabloidi rus Komsomolskaya Pravda publikoi dhe më pas hoqi një raport që Ministria e Mbrojtjes kishte regjistruar 9861 viktima. Sipas vlerësimeve të NATO-s, Rusia ka humbur të paktën 15,000 ushtarë, ndërsa për analistët e qeverisë ukrainase, kane humbur jetën 22,000 ushtarë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zheleznovi: 05/05/2022 01:51

    Rusia nuk po pushton vetem Ukrainen por po ja merr NATO-s kalane nga brenda.

    Përgjigju
  • fix: 04/05/2022 16:31

    e shkreta ukraine, e shkreta europe, rane prape viktime e barbareve amerikane, mire ti behet, le ta mbajne tani ameriken per dekorate ne kemishe.

    Përgjigju
  • Turi: 04/05/2022 10:05

    Sipas propagandes ukrainase i bie qe Ruset duhet te ishin duke hunbur dhe vendin e tyre kurse ne te vertete qytetet e ukraines po bien nje nga nje qe do te thote se propaganda ka ndikim deri diku por nuk te ben te fitosh luften !

    Përgjigju
    • Brut: 04/05/2022 19:59

      Bravo.sakte

  • Tutu: 04/05/2022 08:09

    Keta qe analizojne luften mbi bazen e audio pergjimesh ushtaresh.. jane si Babalet e PD …

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?