70% e të rinjve shqiptarë flejnë në kuzhinë, në BE vetëm 17% nuk kanë dhomë! Qytetarët: Fëmijët duan privatësi por s’kemi mundësi  

9 Qershor 2023, 16:40| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 16:53

  • Share

Të rinjtë shqiptarë janë të dytët në Ballkanin Perëndimor, pas Malit të Zi që jetojnë në shtëpi të mbipopulluara. Sipas Eurostat rreth 70% e të rinjve nuk kanë një dhomë të posaçme.

Për Report Tv shumë prej tyre thonë se duan privatësi, por kushtet ekonomike nuk ia lejojnë.

Rreth 70% e të rinjve nga mosha 15- 29 vjeç nuk kanë një dhomë të tyren dhe për pasojë detyrohen të flenë në kuzhinë.

Kejsi është në fazën e adoleshencës dhe gjithçka që kërkon është pak privatësi. 

“Nuk kam dhomë të posaçme. Fle në kuzhinë bashkë me motrën. Do të doja të kisha një dhomë timen për pak privatësi.”

Kjo qytetare thotë se për shkak të mungesës së hapësirës në shtëpinë e saj, 3 fëmijët në moshë adoleshencë, më i madhi prej të cilëve 20 vjeç, detyrohen të flenë në një dhomë të vetme.

“Në një dhomë të tre. I kam në moshën 20,18, 15 vjeç. E kanë shprehur si dëshirë të kenë një dhomë të tyren shumë herë, pasi secili do privatësinë dhe qetësinë e vetë. Varet dhe nga kushtet që ka familja. Dëshira është e madh, por me kalimin e kohës do ta realizojmë.”

“Nuk kishim mundësi më përpara. Ka qenë kohë tjetër.”

“ Dhomën e kemi të përbashkët me vëllain. Mami e babi kanë dhomën e tyre.”

Nerisa është më fatlume se shumica e bashkëmoshatarëve. Ajo thotë se e ka një dhomë të sajën që e bën të ndihet shumë komode.

“Ndihem mirë se kam privatësi goxha nga prindërit dhe nuk më thonë ndonjë gjë për dhomën si psh, pastroje etj. Thjesht jam në rregull.”

Sipas raportit më të fundit të EUROSTAT, fëmijët e të rinjtë shqiptarë janë të dytët në Ballkanin Perëndimor që vuajnë nga mungesa e ambienteve të posaçme. Vendin e parë në këtë renditje e zë Mali i Zi, ndërsa e treta renditet Serbia. Në BE mesatarja e të rinve pa ambiente të mjaftueshme për ta, është 17%.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Makiwa: 09/06/2023 21:08

    Po PSE ja futni kot , dikur kena fjet edhe ne aneks, e dy e tre vet ne guzhine , ka Ken komplet normale , sepse fatkeqesisht sto kam Ken kushtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?