Foto ilustruese

Rriten lehtë rastet krahasuar me një ditë më parë! Sot 70 të infektuar me COVID, asnjë humbje jete

29 Mars 2022, 17:13| Përditesimi: 29 Mars 2022, 17:33

  • Share

TIRANË- Kjo e martë ka shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve, ndonëse krahasuar me pikun e pandemisë, shifrat nuk janë alarmante. Sot 70 qytetarë janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, rezultate që kanë ardhur pas 1,147 testimeve, teksa nuk është regjistruar për fat të mirë asnjë humbje jete. Tirana dhe Saranda janë 2 qytetet ku janë regjistruar një numër më i lartë të rasteve ditore.

Ndërkohë, në total janë 434 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, e ndërsa situata paraqitet e stabilizuar edhe në spital, ku t shtruar janë 12 pacientë, e ku 1 prej tyre është në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë përsërit apelin për t’u vaksinuar.

"Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku”, thuhet në njoftim.

Statistika (29 Mars 2022) 
Raste të reja ditore           70
Të shëruar në 24 orë        140
Të shtruar në spitale         12
Humbje jete në 24 orë       0
Testime ditore                   1,147

Testime totale               1,775,588
Raste pozitive                   273,529
Raste të shëruara             269,603
Raste Aktive                            434
Humbje jete                           3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë              233
Vlorë                60
Fier                  34
Gjirokastër      30
Berat               17
Elbasan           15
Shkodër          13
Kukës             9
Durrës            9
Korçë              6
Dibër               6
Lezhë               2

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?