70 të burgosur në Burgun e Reçit fillojnë punë në fasoneri, ministri i Drejtësisë: Brenda vitit nisin 800 të dënuar

8 Prill 2022, 16:39| Përditesimi: 8 Prill 2022, 16:48

  • Share

70 të dënuar në burgun e Reçit do të nisin punë në fabrikat fasone të cilat tashmë kanë hapur filiale brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit. Kjo është vetëm faza e parë, pasi në total në sistemin e burgjeve në mbarë vendin pritet të punësohen 800 persona.

"Sivjet janë 800, 400 në administratën e burgjeve dhe 400 në sektorin privat. Ambicia jonë është që ky numër i të dënuarve që do përfshihen në skemën e punësimit të shkojë në 2000", tha ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Vetë të burgosurit shprehen se kjo është një mundësi e mirë për të përfituar të ardhura edhe pse pas hekurave.

"Është ndihmë e madhe se s'kemi mundësi ekonomike për ushqime veshje dhe karta telefoni", tha Hasan Albrahimi, ndërsa i dënuari tjetër Viktor Çetaj tha se "ndihet i penduar dhe do të punojë gjatë tre viteve të fundit të dënimit".

Të punësuarit të administratën e burgjeve do të marrin 25 për qind të pagës, ndërsa në sektorin privat të burgosurit do të përfitojnë pagën minimale prej 3200 lekësh. Me ligjin e ri, të burgosurit që do të punojnë, nuk përfitojnë ulej dënimi.

Nga burgu i Reçit, ministri Manja bëri të ditur dhe vendimin e ri të qeverisë për heqjen e kufizimeve të pandemisë. Nga sot të dënuarit në mbarë vendin do të kenë mundësi të takojnë familjarët e tyre si dhe persona të afërm.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kaci: 08/04/2022 17:10

    Mbani nje vend per Ilir meten....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?