Foto nga memoriali

70 vite nga pushkatimi i 22 intelektualëve, Basha: Sakrifica e tyre do të na shërbejë si përkujtesë se rrugën europiane na takon ta mbrojmë me çdo kusht

27 Shkurt 2021, 13:12| Përditesimi: 27 Shkurt 2021, 13:20

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka përkujtuar 70 vjetorin e pushkatimit të 22 intelektualëve pa gjyq nga diktatura komuniste.

Basha nënvizon faktin se arsyeja e vërtetë e këtij krimi ishte frika e regjimit nga forca, formimi dhe reputacioni i shkollimit të tyre në akademitë dhe shkollat më të mira perëndimore.

Basha thekson se sakrifica e tyre do të na shërbejë gjithmonë si përkujtesë se rrugën europiane të Shqipërisë na takon ta mbrojmë me çdo kusht.

Kreu i PD-së përmbyll reagimin, duke thënë se ata që e ndërprenë këtë rrugë përpara 70 vitesh dhe të tjerë që duan ta pengojnë sot, do të humbin dhe Shqipëria europiane do të fitojë!

Sot ne i kujtojmë me dhimbje dhe respekt Ali Qoralliun, Anton Delhysën, Gjon Temalin, Fadil Dizdarin, Gafurr Jegenin, Haki Kodrën, Hekuran Trokën, Jonuz Kaçelin, Luka Rashkoviçin, Manush Peshkëpinë, Mehmet Ali Shkupin, Myftar Jegenin, Niko Lezon, Pandeli Novën, Petro Konomin, Pjerin Guraziun, Qemal Kasoruhon, Reiz Selfon, Sabiha Kasimatin, Tefik Shehun, Thoma Katundin dhe Zyhdi Herrin.

Sakrifica e tyre do të na shërbejë gjithmonë si përkujtesë se rrugën europiane të Shqipërisë na takon ta mbrojmë me çdo kusht. Ata që e ndërprenë këtë rrugë përpara 70 vitesh dhe të tjerë që duan ta pengojnë sot, do të humbin dhe Shqipëria europiane do të fitojë!’- shkruan Basha.

 

Një ditë më parë ishte presidenti i vendit Ilir Meta i cili përkujtoi 70 vjetorin e ekzekutimit të 22 intelektualëve, pa gjyq me pretendimin e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lul: 27/02/2021 17:19

    Po ik o lul se na lodhe

    Përgjigju
  • Haha: 27/02/2021 13:32

    Basha Basha me tru peshku

    Përgjigju
    • O tej: 27/02/2021 14:07

      Asht pa tru krejt bre!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?