Politikë

70 vjetori i UBT/ Ministrja e Arsimit: Sfida e përbashkët, të nxisim studentët drejt profesioneve që ka nevojë tregu

1 Nëntor 2021, 15:45| Përditesimi: 1 Nëntor 2021, 15:58

  • Share

1635778733_969665b489e74ce29bc834d65a49823e.jpg

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi mori pjesë gjithashtu në ceremoninë e 70-vjetorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Në këtë aktivitet merrnin pjesë rektorë të universiteteve në vend, ambasadorë të trupave diplomatike në Tiranë, kryetari i Akademisë së Shkencave, profesorë, studentë dhe ish-studentë.

Në fjalën e saj Ministrja Kushi theksoi se krahasuar me shumë universitete prestigjioze europiane, 70 vite mund të duket një moshë relativisht e re për një universitet, por mosha nuk duhet të ketë rëndësi, pasi e rëndësishme është të maten arritjet dhe suksesi, talentet dhe kontributet që ka dhënë universiteti.

Ministrja Kushi shtoi se profesorët shqiptarë që do të përfshihen në programe të përbashkëta me universitete të huaja, janë po aq profesionistë dhe dinjitozë sa edhe profesorët e huaj. 

Ajo tha se bujqësia vazhdon të jetë edhe sot një prioritet i pazëvendësueshëm në zhvillimin e vendit, prandaj sfida e përbashkët është të nxisim tek studentët dëshirën dhe pasionin për profesione që ka nevojë tregu për zhvillim të qëndrueshëm.

Duke folur për vlerën e diplomave të universiteteve shqiptare, Kushi u shpreh se për arsimin e lartë kjo është sfida më e madhe, që këto diploma të kenë vërtetë vlerë. 

“Sfida jonë më e madhe sot është që diplomat tona të universiteteve shqiptare të kenë vërtetë vlerë dhe të njihen ndërkombëtarisht”- tha ministrja, duke shtuar se është një përgjegjësi shumë e lartë për të ecur shpejt, për të rikuperuar pasojat e rënda që fatkeqësisht i vuajmë ehe sot nga historia e dhimbshme e viteve të tëra kur diplomat shiteshin dhe bliheshin në Shqipëri.  


Lajmi kryesor:

70-vjetori i UBT, Rama mesazh nga Glasgow: Janë shumë për një njeri, por jo për një Universitet! Ministrja e Bujqësisë: Mirënjohje profesorëve


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?