Sulmet ajrore izraelite dhe përparimet ushtarake në Qytetin e Gazës mbrëmë kanë vrarë të paktën 44 palestinezë, përfshirë shtatë fëmijë, sipas Al Jazeera, që vlerëson se mbi 100 persona kanë vdekur në të gjithë Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, përfshirë 44 vetëm në Qytetin e Gazës. Këtë të premte plotësohen 700 ditë që prej nisjes së konfliktit mes Hamasit dhe Izraelit në 7 Tetor 2023.
Ushtria izraelite pretendon se kontrollon rreth 40 përqind të Qytetit të Gazës, qendrës më të madhe urbane në territorin palestinez, të cilin po përgatitet ta rimarrë pas gati dy vitesh lufte.
Zëdhënësi ushtarak, gjeneral brigade Effie Defrin, tha në deklaratat për median: Ne kontrollojmë 40% të Qytetit të Gazës", duke shtuar se ofensiva "do të vazhdojë të zgjerohet dhe të intensifikohet në ditët në vijim.
Izraeli ka intensifikuar sulmet e tij në zonën e Qytetit të Gazës, në veri të territorit, në ditët e fundit përpara ofensivës së planifikuar, pavarësisht presionit ndërkombëtar në rritje për të ndaluar operacionin. Sipas vlerësimeve, rreth një milion palestinezë jetojnë në Qytetin e Gazës. Të mërkurën, u raportua se 70,000-80,000 njerëz ishin larguar nga qyteti deri më tani, ndërsa burime të mediave kanë zbuluar se grupi terrorist që sundon Gazën po përpiqet të pengojë lëvizjen e njerëzve nga Qyteti i Gazës.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz, ka deklaruar se “portat e ferrit janë hapur” në qytetin e Gazës, duke paralajmëruar një valë të re sulmesh intensive për të pushtuar zonën.
Në një postim në platformën X, Katz tha se ushtria izraelite do të godasë ndërtesat e larta në qytet.
Foto: Israel Katz
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar se “portat e ferrit janë hapur” në qytetin e Gazës, duke paralajmëruar një valë të re sulmesh intensive për të pushtuar zonën.
Në një postim në platformën X, Katz tha se ushtria izraelite do të godasë ndërtesat e larta në qytet.
Ai theksoi se Hamasi duhet të dorëzojë armët dhe të lirojë të gjithë pengjet, përndryshe do të “eliminohet”.
“Kur portat të hapen, ato nuk do të mbyllen më, dhe sulmet e ushtrisë izraelite do të intensifikohen”, deklaroi Katz, duke shtuar se ofensiva do të prekë një qytet ku ndodhen rreth një milion palestinezë.
700 ditë pas sulmeve terroriste të 7 Tetorit 2023, Hamasi publikoi videon e njërit prej izraelitëve që ende mban peng. Në një video të shpërndarë të cilën mediat izraelite nuk e kanë publikuar me kërkesë të familjarëve, shfaqet Gilboa Dalal. Ai duket brenda në një automjet dhe deklaron se pamjet janë filmuar më 28 gusht 2025. Në klip, Gilboa Dalal shihet gjithashtu duke takuar një peng tjetër brenda një makine. Qeveria izraelite e cilësoi videon propagandistike nga ana e Hamasit. Hamasi mban ende 50 pengje, 2 prej të cilëve janë shtetas amerikanë. 20 prej tyre besohen nga shteti hebre se janë ende të gjallë.
Komente

Ju maskarenj qe nuk denoni terrorin e cifuteve me 100 mije civile te vrare por denoni Hamasin qe mbron vendin e tij nga okupacioni cifut , turp te keni
Përgjigju