Manastirliu dhe fotoja e postuar prej saj

Kronikë
Sociale

700 mijë shqiptarë deri më tani kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID, Manastirliu apelon: Vaksinohuni, mbroni jetë

12 Shtator 2021, 12:54| Përditesimi: 12 Shtator 2021, 13:10

  • Share

700 mijë qytetarë deri më tani kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID në Shqipëri. Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në Facebook, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.  Ministrja u bën apel qytetarëve të vaksinohen për të qenë më të mbrojtur ndaj COVID.

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni, 700 000 qytetarë plotësisht të vaksinuar me dy doza. Mbroni jetë”, shkruan ministrja.

Në Shqipëri vijon të mbetet i lartë numri  i infeksioneve ditore me COVID në vend. Në raportimin e ditës së djeshme Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit raportohet për 869  persona të infektuar. 

Shifrat e muajve të pandemisë në vend

Testime totale          1,112,627

Raste pozitive             156,162

Raste të shëruara         141,038

Raste Aktive                  12,585

Humbje jete                      2,539

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Antivirusi: 12/09/2021 14:48

    Öre nuk Jane 3 milion banore në shqiperi ! Sipas INSTAT JANE 1.6 milion emigrante (diaspora) Pra jane gati 1.5 milion apo 2 milion banore maksimumi që JETOJNE , çdo dite në shqiperi pra rezident pjesa tjeter jane emigrant vijne vetëm 2 jave ne vere apo dimer per vit te Ri! Pra nga 1.8-2 milion shqiptare REZIDENTE , I bie që 700,000 jane dy doza vaksinuar pra plot 45%

    Përgjigju
  • Covidi: 12/09/2021 11:43

    "Plotesisht te vaksinuar" nuk mund ti quajme....por mund te themi "per momentin plotesisht te vaksinuar me dy doza sa te vij e treta....e katerta...e shumta..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?