Foto nga operacioni i policisë 'Zhavar' i zhvilluar 20 korrik

7000 rrënjë kanabis mes misrit në Mujalli të Fierit, arrestohen 2 policë! Në pranga edhe 2 kultivuesit e lëndës narkotike, 2 në kërkim

25 Nëntor 2022, 09:30| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 10:05

  • Share

Dy punonjës të policisë së Fierit, të identifikuar si Spartak Gjiçali dhe Roland Ndreko janë vënë në pranga pasi akuzohen për ‘Shpërdorim të detyrës’ pasi dyshohet se favorizuan kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Mujalli. Po ashtu janë vënë në pranga dhe 2 të tjerë të identifikuar si Sejdi Genica e Vezir Genica ndërsa në kërkim janë Robert Bego dhe Elez Qelai pasi nuk u gjetën në banesë.

Ata akuzohen si kultivues të lëndës narkotike pasi në korrik të këtij viti, në fshatin Mujalli në Fier u gjetën mbi 7000 rrënjë kanabis të mbjella në arat me misër. Gjatë operacionit të zhvilluar më 21 korrik, u sekuestruan 83 kg lëndë narkotike kanabis dhe 2 automjete. Aso kohe u vunë në pranga Fatjon Gremi e Amarildo Xhafa dhe u shpallën në kërkim 4 bashkëpunëtorët e tyre. Nga operacioni i koduar 'Zhavar', u sekuestruan 3 gjeneratorë, 1 radio si e Policisë dhe pajisje të ndryshme pune që shërbenin për mbjelljen dhe rritjen e bimëve narkotike. 

Si u gjet lënda narkotike dhe u arrestuan 2 bashkëpunëtorë në korrik

20 korrik, në fshatin Mujalli, pranë shtratit të lumit Seman, gjatë operacionit anti-drogë u gjetën dhe u sekuestruan mbi 7000 rrënjë kanabis. Po ashtu u gjetën dhe 7 thasë kanabis i vjelë. Pas kësaj, u vunë në pranga 2 persona, Gremi dhe Xhafa që rezultojnë si bashkëpunëtorë edhe në kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Mujalli.

Policia mori informacione se në një automjet tip "Ford" që po lëvizte nga Bypass në drejtim të Fierit kishte lëndë narkotike, organizuan punën dhe u vunë në ndjekje të tij. Gjatë ndjekjes së automjetit tip "Ford" që dyshohej se kishte lëndë narkotike, forcat e Policisë janë penguar nga një tjetër automjet tip "Benz", që i siguronte rrugën automjetit tip "Ford", i cili ka rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë me manovrat e rrezikshme që kryente për t'i shpëtuar ndjekjes.

Në fshatin Zhavar, Fier, gjatë ndjekjes nga forcat e Policisë, automjeti tip "Ford" ka dalë nga rruga dhe drejtuesi i tij, Fatjon Gremi, 40 vjeç, banues në Fier, ka braktisur automjetin por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, u kap në tokat e këtij fshati dhe u arrestua në flagrancë nga Policia për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim.

Pas rënies së makinës në kanal, mbërriti një karrotrec që bëri të mundur nxjerrjen e mjetit. Gjatë operacionit u kap edhe drejtuesi i automjetit tip "Benz", Amarildo Xhafa, 31 vjeç, banues në Fier, i cili u arrestua për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim. Pas kontrolleve, u sekuestruan 83 kg lëndë narkotike kanabis dhe 2 automjete. 

Komento

Komente

  • Alfons: 25/11/2022 09:40

    E mor shefi madh i komisariatit erdit receku ,e bere fierin si kolumbi .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?