70-vjeçari humbet kontaktet me familjarët, zbulojnë se ishte nisur për në Milano

17 Mars 2020, 22:07| Përditesimi: 17 Mars 2020, 22:10

  • Share

Një 70-vjeçar ka humbur kontaktet me familjarët që prej 7 marsit. Gjeke Marku, nga fshati Ças i Velipojës në Bashkinë e Shkodrës u largua nga banesat më 7 mars 2020 dhe nuk u kthye më.

Por ajo që zbuluan familjarët ishte edhe më e pabesueshme për ta. Sipas sistemit TIMS, 70-vjeçari rezulton të jetë nisur në atë datë më linjën  e autobusëve  Shkodër-Milano drejt Italisë. Ai ka kaluar nga  pika doganore Muriqan - Sukobine dhe më 8 mars ka mbërritur në Milano.

Familjarët kanë kontaktuar drejtuesit e autobusit të linjës , të cilët i janë shprehur se 70-vjeçari ju ka thënë se do vijnë ta marrin familjaret e tij. Në realitet askush nga të afërmit nuk ka pasur dhe as ka dijeni për këtë udhëtim të tij drejt Italisë. Familjaret bëjnë apel për ndihmë dhe kërkojnë informacion që mund të ketë vlerë për gjetjen e të moshuarit, i cili ka dhe probleme shëndetësore. Nuk dihet fati i tij, ndërkohë që Italia është në karantinë të plotë dhe Milano është një nga zonat e prekura.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?