Sociale

70-vjeçarja e humbur prej tre ditësh, familjarët apel për ndihmë në 'Pa Gjurmë'! Dëshmitarët: E pamë, vuante nga shëndeti mendor

9 Mars 2020, 19:13| Përditesimi: 9 Mars 2020, 20:02

  • Share

Humbja prej 3 ditësh të 70-vjeçares Xhevrie Verlaci, ka bërë që familjarët t'i drejtohen emisionit 'Pa Gjurmë' duke apeluar për ndihmë për gjetjen e nënës. 70-vjeçarja nga komuniteti rom, humbi në zonën e fushës së mbetjeve në Fier, ku mblidhte mbeturinat për të blerë ilaçet e tensionit.

Duke e sensibilizuar me ngjarjen, disa persona kanë telefonuar në studion e emisionit duke dhënë dëshmitë e tyre se ku e kanë parë të moshuarën. Sipas dëshmive ajo rezulton të jetë parë në orë të ndryshme, në zona të ndryshme të Fierit, ndërsa theksohet se e moshuara nuk ishte e qëndrueshme nga shëndeti mendor.

'Xhevrie Verlacin e kam parë dje në orën 08:30 në Roskovec, hipi në autobus dhe zbriti në Fier tek Globi. Ishte në një sedilje më mbrapa meje. Nuk ishte mirë nga shëndeti mendor, pasi u fliste të gjithëve. Kishte një shami në kokë, një palë tuta të zeza dhe një fund, i përkiste komunitetit rom', tha një telefonues.

Një tjetër dëshmitar tha në 'Pa Gjurmë' se  'të moshuarën e ka parë në fshatin Dermenas në Fier, ditën e djeshme në orën 13:00 dhe ka kërkuar ushqim dhe ujë. I kemi dhënë ushqim dhe më pas ka ikur drejt lumit Seman. Ajo kishte veshur rroba të zeza si në foto, kishte vënë edhe një shami në kokë."

"Xhevrie Verlacin e kam parë ditën e sotme në lagjen '1 Maji' në Fier, në orën 11:00, veshjen e kishte si në foto dhe i përkiste komunitetit rom. Ajo i shihte çuditshëm të gjithë njerëzit", tha një tjetër telefonues në studion e emisionit.

Pas humbjes së kontakteve me familjarët, Zhevrie Verlaci po kërkohet nga policia e Fierit, komuniteti rom, ndërsa është bërë dhe apel për ndihmë nga emisioni 'Pa Gjurmë'.

I.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?