Kokaina e zbuluar në furgonin

7.3 kg kokainë në Durrës, pronari i furgonit me porosi “spiunon” kushëririn pritës në Angli

27 Maj, 15:02| Përditesimi: 27 Maj, 15:53

  • Share

Policia arriti të identifikojë dhe të shpallë në kërkim personin që do të priste në Angli 7.3 kg kokainë të fshehura në linjën e fugonit që transportonte pako me porosi për shqiptarët jashtë vendit.

Hetimet zbuluan se drogën e cila u kap nga policia kufitare në portin e Durrësit brenda furgonit të kompanisë “Bledi Trans”, do ta priste në Angli, Fatbardh Çuni 37 vjeç.

Gjatë operacionit “pakot” të zhvilluar të shtunën, policia arrestoi pronarin e furgonit Mentor Çuni 39 vjeç dhe shoferin Arjan Doçi, 40 vjeç kushërinj me njëri-tjetrin. Burimet thonë se edhe pritësi në kërkim i kokainës, është i afërmi i tyre.

Burime nga grupi hetimor thonë për Report Tv, se Fatbardh Çuni i ka ndihmuar kushërinjtë e tij të regjistrojnë në Angli biznesin e transportit të porosive nga Shqipëria. Po ashtu, Fatbardhi dyshohet se gjente klientët për drogën që sillej e kamufluar mes pakove për shqiptarët që jetojnë në Londër.

Furgoni i “Bledi Trans” ishte bërë gati për të shkuar drejt portit të Barit, pasi itinerari i udhëtimit ishte Shqipëri-Itali-Francë-Angli. lënda narkotike u zbulua përmes kontrollit me skaner.

Fillimisht 2 të arrestuarit në Shqipëri, mohuan të kenë dijeni për drogën, duke thënë se pakon ua dha një i panjohur në Tiranë dhe se nuk kishin dijeni kush do e merrte porosinë në Angli. Por më tej, burimet thonë se ata kanë pranuar se kishin dijeni që brenda pakos kishte kokainë duke çuar hetuesit drejt emrit të Fatbardh Çunit, për arrestimin e të cilit po bashkëpunohet edhe me autoritetet britanike.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?