74 familje marrin banesa në Ndroq, Rama: Gjyqtarë që nuk kanë kaluar vettingun po mbajnë peng rindërtimin në Laç dhe Kombinat

17 Maj 2022, 12:02| Përditesimi: 17 Maj 2022, 14:10

  • Share

TIRANË- Nga lagja e re në Ndroq të Tiranës, ku pritet që të zhvendosen në banesat e reja të rindërtuar pas tërmetit 74 familje, kryeministri Edi Rama hodhi akuza mbi gjyqtarë që nuk kanë kaluar vettingun, se po mbajnë peng procesin e rindërtimit në disa zona, konkretisht në Laç dhe në Kombinat. Kreu i qeverisë tha se në lagjen e re që po rindërtohet në Laç, një gjyqtar ka marrë peng procesin e rindërtimi, por pa përmendur emër. 

‘Njëri ka marrë peng vazhdimin e punës në Laç. Për një person. Gjykatësi i jep sigurimin e padisë njërit që ka një dyqan. Ne nuk ndërhyjmë dot. Ky është sistemi që kemi zgjedhur ne. Ky gjykatësi ka fjalën e fundit. Siç ndodh në Kombinat. Prandaj ne ndërkohë që te 5 Maji kemi ecur në Kombinat kemi ecur më avash se duhet të presim vendimin e gjykatave. Ti merr përsipër të rindërtosh shkollën simbol të arsimit në Tiranë për ta bërë shkollën simbol të rindërtimit. Të çojnë në SPAK për një VC. Duhet të presësh që të bëhen procedurat dhe historia. Këto janë pengesa të natyrës objektive. Aty ku nuk kishim gjëra të tilla njerëzit janë futur nëpër shtëpia. Na ndodhi edhe këtu në fillim. Një që pretendon kap ça të kapësh. Njerëzit duhet ta kuptojnë pse ndodh. Procesi i rindërtimit ka ecur paralele me një proces të tërë falsifikimesh, korruptimesh të gjykatësve KÇK që janë të krimbur dhe e dinë që nuk do e kalojnë vettingun. Ne nuk i ndahemi kësaj pune deri kur familja e fundit të marrë shtëpinë”, u shpreh Rama.’- tha Rama.

Nga ana tjetër kreu i qeverisë, u shpreh se programi i rindërtimit, është prova se kjo qeveri nuk punon për të pasurit. Duke u ndalur tek prishja e banesave në lagjen 5 Maj, Rama tha se ato i kishin ndërtesat pa leje, ndërsa askush nuk po i hedh në rrugë, por do t’u japë shtëpi të reja.

‘Na akuzojnë se jemi një qeveri që mendon për të pasurit për oligarkët. Por vetëm programi i rindërtimit pa llogaritur të tjerët që është prova që mendohet për të kundërtën, për t’ju dhënë shtëpi familjeve. Po të ishim një qeveri që mendon për të pasurit dhe që nuk sheh me vëmendje të vazhdueshme ato që kanë më pak, nuk do të ndodhte, sepse nuk do të kishte shans të ndodhte që dhe ato që i kanë pa lejë shtëpitë, t’ju prishet shtëpia po t’u jepet shtëpi e re. Keni parë tek 5 Maj, që edhe shtëpinë e japin, por votën se ndërrojnë, ngriti një furtunë sikur po prishnim shtëpitë e varfërve. Ishin shtëpi pa leje, pa kurrfarë respekti për të tjerët rreth e rrotull dhe jo vetëm që përmbyten historikisht por përmbysin dhe të tjerët. Nga ana tjetër ne nuk i prishëm ato shtëpi, për ti hedhur në rrugë këto njërës, për t’i çuar në shtëpi të reja.’- tha Rama.

Lagjja e re në Ndroq e cila ka marrë emrin 'Rilindja' është ndërtuar nga e para, më ndryshe se në fshatin e dikurshëm, ku shtëpitë e vjetra të ndërtuara në pika të largëta e të veçuara u shembën ose u dëmtuan rëndë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Ora 12:16
Marrin banesat e reja 74 familje në Ndroq, Veliaj: Krenar për punën e bërë, të respektojmë të drejtën e qytetit për të ecur përpara

Për 74 familjet e prekura nga tërmeti i Nëntorit 2019, janë gati shtëpitë e reja individuale në lagjen e re në Ndroq.

Përveç shtëpive, lagjja ka një qendër të re shëndetësore, një kopësht/çerdhe, me infrastrukturë moderne, që I plotëson të gjitha nevojat për komunitetin.

Kryeministri Edi Rama, Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizituan sot  banesat e reja dhe u shprehën se lagjia e re ofron për banorët e saj të gjitha shërbimet e nevojshme.

“Jam shumë krenar për punën që kemi bërë dhe për këtë komunitet të bukur. Ka qenë një situatë e jashtëzakonshme - nuk kishim në dorë as tërmetin, as pandeminë – por, pyetja nuk është si rrëzohemi, pyetja është sa shpejt ngrihemi të gjithë bashkë, kur fatkeqësinë vendosim ta kthejmë në mundësi, si kjo lagje e re. Sot kemi ndërtuar një komunitet, me shërbime. Metafora që ne zgjodhëm ishte puna”, tha Veliaj.

Ai siguroi edhe banorët që preken nga rindërtimi në Kombinat dhe te “5 Maji”, se do të marrin të njëjtat metra katrorë në apartamentet e reja.

 “Unë e di se në çdo lagje që përurojmë me Kryeministrin dhe Zv.Kryeministrin pyetja është: Po ne? Po ata që kanë mbetur akoma? Sigurisht, ju e dini se në lagjet e Tiranës, sidomos të Tiranës urbane, sit e “5 Maji”, ku ju e patë që u përfshi edhe një debat i madh politik, apo Kombinati, kanë veçori shumë specifike, pasi për çdo metër katror bëhen gjyqe pafund, jepen masa bllokimi, ndonjëherë ka debate edhe mes vëllezërve, mes familjarëve, mes dy gjeneratave të së njëjtës familje, se kush e gëzon pronën. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë punët në Tiranë marrin kohë, për t’u siguruar se procedurat ndodhin. Duhet të gjejmë një balancë midis kërkesës së llogarisë, për të respektuar të gjitha vendimet e gjykatave, ndonjëherë pa të drejtë, në tokë shtet, siç ishte tokë shtet kjo këtu, siç ishte tokë shtet Kombinati, siç është tokë shtet Bregu i Lumit, të zaptuara ndër vite. Sigurisht, ne do të respektojmë çdo njeri në të drejtën e tij të jetojë, por ama do të respektojmë mbi të gjitha të drejtën e qytetit për të ecur përpara, projektet që akomodojnë edhe ata që janë nevojtarë nga tërmeti, edhe ata që janë banorë, të cilët do t’i marrin metrat katrorë njësoj siç i kishin. I kishin të palegalizuara, të paurbanizuara, sot do t’i kenë të urbanizuara dhe të legalizuara, dhe do të bashkëjetojnë me ata njerëz që do të marrin shtëpitë e reja prej rindërtimit nga tërmeti, por ama më të mira, më të forta, më të bukura, me çelësa në dorë, dhe me qira të paguar derisa të vijë momenti i rëndësishëm, kur transferohen nga shtëpia me qira, në banesën e tyre të re”, theksoi Veliaj.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 17/05/2022 16:46

    Po kshu esht kur e beni ligjin per vetingun se keni fut asnje nen qe kush nuk ploteson nji kriter te futet ne burg pra nuk justifikon pasurin konfiskohet ajo qe nuk justifikohet u mban edhe taxa per ate qe skan paguar dhe i fut ne burg per evazion fiskal minimumi.figur e papaster? Prap burg etj etj.mos u anko per gjyqtaret se ti me shok e ke fajin qe jan akoma duke bredh e duke gezu leket qe u kan rrjep hallexhinjve.

    Përgjigju
  • Ali: 17/05/2022 14:47

    Ti gezojne shtepite e reja kjo e gjitha fal kryeministrit tone qe e pasi ra pa demia punen nuk e ndsloj kurre dhe ju gjend gjithmon pran ketyre njerezve

    Përgjigju
  • koli: 17/05/2022 14:26

    Shume shpejt dhe ata do kene shtepite e reja se jane te pashpirt po i lene jashte ne shpia me qera nga ai fondi i qeverise si e si te prishin pune

    Përgjigju
  • sara: 17/05/2022 14:24

    edhe ankohen banoret e kombinatit dhe lacit , po pse i mbajn peng keta te paftyre

    Përgjigju
  • Jorgo: 17/05/2022 14:13

    Ti gezojne shtepite e reja keta banore me ne fund ju rikthye buszeqeshja

    Përgjigju
  • Leo: 17/05/2022 14:06

    Kombinati duhet te nis sa me shpejt me punimet pasi ka shum njerez qe presin ndertesat e reja.

    Përgjigju
  • alfred: 17/05/2022 13:45

    ti gezojne shtepite e reja ata banor qe do ti shijojn.bravo edi rama per punen e bere

    Përgjigju
  • red: 17/05/2022 13:45

    kjo eshte puna qe duhet te bej nje qeveri.mbeshtetje e denje per te gjithe qytetaret.

    Përgjigju
  • Festim: 17/05/2022 13:06

    Fale jush njerezit e prekur nga termeti po hyne ne shtepi te reja!Cdo dite e me shume po na tregoni qe jeni me i miri per postin qe mban Edo,duke realizuar cdo premtim qe ben!????

    Përgjigju
  • Moza: 17/05/2022 12:59

    Po mbani fjalen e dhene dhe shume familje kane marre celsat e banesave te reja… shpresoj qe rindertimi te perfundoje sa me pare e te gjithe te futen ne banesat e reja

    Përgjigju
  • Kejsi: 17/05/2022 12:53

    Me ne fund dhe ato familje qe nuk kishin nje shtepi pasi termeti i shkaterroi gjithcka sot ato po gezojne shtepite e reja dhe kjo fale punes tuaj zoti Rama

    Përgjigju
  • Asi: 17/05/2022 12:25

    Keni bere nje pune fantastike ju jeni dryshe nga pala tjeret premtimrt i mbani dhe ne qoftese ka pak vonesa por cdo gje behet ju pergezoj per punen qe keni bere bravo

    Përgjigju
  • Klevi: 17/05/2022 12:23

    Sa bukur ishin ndertuar ato shtepi . Urime per punen tuaj fantastike dhe qe iu siguruat nje shtepi te re .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?