Foto ilustruese

74-vjeçarja në Dibër ndërron jetë pasi mori flakë bombula e gazit, vihet nën hetim mjeku roje! Nuk njoftoi policinë

18 Gusht 2022, 08:40| Përditesimi: 18 Gusht 2022, 09:28

  • Share

Një 74-vjeçare në Bulqizë ka ndërruar jetë pas shpërthimit të bombulës së gazit në banesën e saj. Pas ngjarjes, policia ka vënë nën hetim mjekun roje Spiro Leçka, pasi nuk ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen. Sipas policisë nga veprimet hetimore ka rezultuar se 74-vjeçarja është djegur aksidentalisht në banesën e saj, nga bombula e gazit që e përdorte për gatim.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin S. L.,  banues në Tiranë, mjek në Spitalin Rajonal Dibër, pasi më datë 11.08.2022, ky shtetas, gjatë kryerjes së detyrës si mjek roje, nuk ka njoftuar shërbimet e Policisë se është paraqitur në Urgjencë, me djegie të rëndë, shtetasja B. M., 74 vjeçe, banuese në Bulqizë, e cila si pasojë e dëmtimeve nga djegia, më datë 17.08.2022, ka humbur jetën. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 74-vjeçarja është djegur aksidentalisht në banesën e saj, nga bombula e gazit që e përdorte për gatim.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?