75 % e shqiptarëve nuk mbështesin protestat, Basha: Shërbëtor i krimit kush nuk është me ne

16 Maj 2019, 17:22| Përditesimi: 16 Maj 2019, 17:40

  • Share

Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se opozita e ka marrë vendimin për tu përballur me çdo mjet kundër qeverisë, dhe se kush ishte kundër tij, ishte shërbëtor i krimit.

"Asgjë nuk mund të kursehet në këtë betejë. Kush ul kokën dhe nuk bëhet pjesë e kësaj beteje, do të jetë shërbëtor dhe skllav i krimit, sepse skenari tjetër është që Shqipëria, përfundimisht të bjerë si demokraci, të bjerë si shtet i së drejtës dhe të kthehet edhe de jure në juntë kriminale", tha Basha.

Por çfarë mendojnë shqiptarët për këtë aksion opozitar? 

Report TV publikoi rezultatet e sondazhit të kryer në bashkëpunim me institutin “GPF Inspiring Research”, ku 69.4% e shqiptarëve të pyetur mendojnë se protestat e opozitës nuk duhet të vazhdojnë,  ndërsa vetëm  25.7 % mendojnë se protestat duhet të vijojnë.

Po ashtu, vetëm 20.1 % e të pyeturve mendojnë që protestat e opozitës janë paqësore, kundrejt 71.8% të atyre që i konsiderojnë të dhunshme.

Nëse vetëm çereku i shqiptarëve e mbështesin vijimin e protestave opozitare, atëherë mbi deklarimet e zotit Basha, a mund të konsiderohen 75 % të tjerët  si shërbëtorë apo skllavë të krimit?

Pavarësisht përgjigjes për këtë pyetje, Basha ka thirrur protestën e radhës kombëtare në 25 maj.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Puntori shqiptar: 17/05/2019 12:47

    Ti je njé kelysh kurve qé do plumbin.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 17/05/2019 10:55

    O Bashe ! Je bere si lafsha e gjelit .

    Përgjigju
  • Mala: 17/05/2019 10:01

    Basha me opoziten e bashkuar,nuk kane as 25% te votuesve-sovranit.Kjo shihet qart ne protesta,asnjehere nuk ka rritur 10mishinpjesemarres,te shumeten si edhe heren e fundit 11maj,nuk mkishta as 4-5 mije, qe Basha e quante Proteste e revoltes KOMBETARE,vertet ku ishte kombi shqiptar?!Shqiptaret e duan Shqiperine,Shtetti mbi te githa,Askujt nuk i lejohet te lauje, Shqiperia e shqiptarevet<populli nuk deshiron rkthimin e kaosit e as shpetimin e krimit pa ndeshkim,Kekron zbatushmeri te Reformes ne Drejtesi.

    Përgjigju
  • adamo311: 16/05/2019 18:01

    Per ardhmerine e kombit dutet te exterminohet Boshti: Damir Fazlic-Sali Berisha-Lulzim Basha e bashpunetoret e tyre! "Mos gjyko flalet, por gjyko veprat e tyre" Poshte rraca e te pa-arsimuarve dhe tradhetareve, te cilet ngulfatin kombin me shekuj! Tung.

    Përgjigju
    • lili: 16/05/2019 18:36

      Nuk mund te jemi meju vrasesit dhe hajdutet e popullit.Do mbeteni ebkeqja gjthkohore Shqiperise sone tw varfer qe e vrate,e vodhet,e cnderuat,e shperfytyruat kudo ne boten e sotme te qyteteruar.Turpi perjete mbi Ty,sojsez

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?