Foto ilustruese

75 shoferë problematik iu nënshtrohen testimit për rimarrjen e patentës, vetëm 2 kalojnë! Të tjerët rikthehen në Autoshkollë

11 Gusht 2022, 17:52| Përditesimi: 11 Gusht 2022, 18:12

  • Share

TIRANË- Nga 75 shoferë të cilët kanë humbur pikët e patentës për shkak të qarkullimit pa asnjë rregull, vetëm 2 prej tyre ia kanë dalë që të rimarrin sërish provimin, ndërsa pjesa tjetër është rikthyer në autoshkollë.

Vetë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka sqaruar se kjo është një formë riedukimi për ata shkelës të rëndë që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. 73 shoferët do duhet të bëjnë nga e para autoshkollën për t’u përgatitur në provim. Ato kanë të drejtë vetëm 1 herë për t’u futur në provim dhe jo 5 siç mund ta ketë një shofer i ri.

“Sot në Testin e rimarrjes së Leje Drejtimit pas humbjes së pikëve, teori e praktikë, vetëm dy persona kaluan. Kjo ishte seanca e 4-ët që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë. Kjo, për 2 muajt e parë që ky akt është në fuqi, nga 75 rastet e para të referuara nga Policia e Shtetit!

S’ka shpëtim përveç riedukimit për ata shkelës të rëndë të rregullave të qarkullimit që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë! 73 personave të riregjistruar, do t’u duhet të ndjekin nga e para mësimin në Autoshkollë për t’u ripërgatitur dhe për t’u riparaqitur për testim, çdo herë brenda një afati 30 ditor (me vetëm 1 mundësi prove)!

Konkluzioni: respektoni normat e qarkullimit rrugor sepse nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës! Këtë kohë, angari e kosto mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon e duke mos rrezikuar veten dhe të tjerët në rrugë!  Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja”, thuhet në njoftim.

Heqja e pikëve të patentës hyri në fuqi një vit më parë me ndryshimet e Kodit Rrugor. Kryesisht humbasin pikë ata shoferë që konsiderohen si më të rrezikshëm në rrugë dhe kryejnë manovra të këqija. Një shofer kur pajiset me patentë ka në dispozicion 20 pikë, të cilat mund t’i zbriten ose rriten në varësi të sjelljes së tij në rrugë. Shkelja më e rëndë që parashikon heqjen njëherësh të 15 pikëve që me herën e parë është ajo kur shoferi nuk zbaton detyrimin e ndalimit në rast aksidenti me dëme në njerëz.

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tata: 12/08/2022 08:18

    Vdekjet e medha tregojne se ka nje problem te madh me seriozitetin e atyre qe kapin nje timon ne dore. Si ka mundesi te qarkullojne kur nuk njohin makine e rregulla qarkullimi? Per jeten e tyre e te familiareve te pakten,pse blejne vetevrasjen duke blere patenta e provime? Patenta eshte mjet per personin te udhetoje pa merak jo per policin,per koken e vet. Çudi e madhe me shqiptaret,1 apo 2 budallenj i gjen kudo,por jo mijera si ne shqiperi

    Përgjigju
  • Kashari: 11/08/2022 21:32

    Brovo gonxhja kështu rritet piacca. Nga 300 herës tjetër 500 bravo Ilaqe i pifshi o ZOTI madhë bashkë me atë të gjatin që sja përpend dot emerin plera

    Përgjigju
  • Goni: 11/08/2022 19:48

    Problem dhe komisjoni qe jep patentat duhet marre ne prova se po ndodhin cdo dite aksidente per paaftesi

    Përgjigju
  • Liku: 11/08/2022 19:40

    Duhet te merren ne prova komisjoni qe jep patenta mbasi jane te pa afte se cdo dite ndodhin aksidente

    Përgjigju
  • Bravo: 11/08/2022 18:02

    Skam ca them tjeter vetem Bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?