Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci

Politikë

75 vjet nga masakra e 4 shkurtit në Tiranë, Gramoz Ruçi përkujton viktimat: Shqipëria europiane i ka rrënjët tek vlerat antifashiste

4 Shkurt 2019, 10:04| Përditesimi: 4 Shkurt 2019, 15:02

  • Share

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përkujtuar këtë të hënë 4 shkurtin e 1944-ës, duke e cilësuar një memorial dhimbjeje që shkakton një krim lufte.

Ruçi u shpreh se të gjithë duhet të përulen me respekt, nderim e mirënjohje të thellë para dëshmorëve, partizanëve dhe veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, të cilët sipas tij e rreshtuan Shqipërinë në anën e duhur të historisë. 

"Turpi është për kolaboracionistët, për të cilët Shqipëria demokratike ruan të njëjtin vlerësim si edhe vendet e tjera demokratike”, tha më tej kryetari i Kuvendit duke shtuar se Shqipëria europiane i ka rrënjët tek vlerat antifashiste të shqiptarëve.

"Viti 2019 është jubileu i 75 i çlirimit të Shqipërisë. Me këtë rast, u bëj thirrje të gjitha institucioneve të shtetit që të fillojnë përgatitjet për të kremtuar me krenarinë legjitime që meriton kjo ngjarje madhore e historisë sonë kombëtare”,u shpreh në fund Ruçi.

Komento

Komente

  • £€$$: 07/02/2019 01:25

    Fashizmi DHE KOMUNIZMI JANE VELLEZER .TI del te jesh VELLA me HITLERIN DHE Bella nga nena me ducen.PIKA SALI BERISHEN QE U NDERZYE ME METEN.THONE ( me te degjuar e KAM) QE FLORIRIN E KAVAJES E NDANE BASHKE .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?