Politikë

75 vjetori i Çlirimit të Tepelenës, Braçe: Lufta antifashiste ndër faqet e ndritura të historisë së popullit tonë

15 Shtator 2019, 16:50| Përditesimi: 15 Shtator 2019, 16:59

  • Share

Dita e sotme përkon me 76 vjetorin e Çlirimit të qytetit të Tepelenës. Kjo ditë është përkujtuar me një ceremoni homazhesh në Varrrezat e Dëshmorëve të Tepelenës, ku i pranishëm ka qenë edhe zëvendëskryeministri Erion Braçe së bashku me përfaqësues të institucioneve publike, pushtetit vendor, organizatës së veteranëve, etj.

“Lufta antifashiste ngelet ndër faqet e ndritura të historisë së popullit tonë”, u shpreh mes të tjerash në aktivitetet e zhvilluara në Tepelenë, Zëvendëskryemistri Erion Braçe.

Në organizimet e zhvilluara u revokua kontributi i formacioneve partizane dhe banorëve të Tepelenës për çlirimin e kësaj zonë nga nazifashistët më 15 shtator 1943, duke qenë ndër qytetet e para të çliruara të vendit. Zona e Tepelenës i dha luftës antifashiste 416 dëshmorë, 6 prej të cilëve Heronj të Popullit.

Në vitin e 75 vjetorit të Çlirimit të atdheut në Qarkun e Gjirokastrës po zhvillohen një sërë aktivitetesh në përkujtim të datave dhe ngjarjeve të rezistencës antifashiste në Luftën e Dytë Botërore.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?