Bota

75- vjetori i NATO, DASH: Fener paqeje dhe stabiliteti! 1 miliardë njerëz të mbrojtur

11 Korrik 2024, 18:43| Përditesimi: 11 Korrik 2024, 18:58

  • Share

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar këtë të enjte një video për 75 vjetorin e krijimit të NATO-s.

Në video shfaqen disa prej liderëve më të rëndësishëm botërorë, por dhe gjeneralve kyç të aleancës euro-atlantike.

Protagonist në videon e publikuar nga DASH, ishte dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani.

Hasani është kryediplomati i parë i cili mban një fjalim dhe i vetmi protagonist nga rajoni në pamjet e shpërndara.

“E lindur nga hiri i Luftës së Dytë Botërore', tha ministri në video.

Në videomesazh është edhe presidenti amerikan Joe Biden, i cili deklaron mbështetjen ndaj aleancës.

“75 vjet, 32 Aleatë. 1 miliard njerëz të mbrojtur. Lindur nga hiri i Luftës së Dytë Botërore, NATO është një fener paqeje dhe stabiliteti. Së bashku më të fortë” shkuan Deparamenti i Shtetit Amerikan në mbishkrimin e videos së postuar.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?