Foto ilustruese, 75 vjetori i Partisë së Punëtorëve

Bota

 75 vjetori i Partisë së Punëtorëve/ Kim Jong Un” Dy Koretë do të bashkohen sërish”

10 Tetor 2020, 14:58| Përditesimi: 10 Tetor 2020, 15:02

  • Share

Koreja e Veriut në një atmosferë aspak të zakonntë për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19, ka zhvilluar një parade ushtarake në Pyongyang për të festuar 75 vjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve. Asnjëri nga pjesëmarrësit nuk kishte maska, por kishte shumë më pak qytetarë se zakonisht.

Lideri  i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mbajti një fjalim në paradën ushtarake në Pyongyang. Ai u shpreh se ishte mirënjohës që asnjë koreano-verior nuk ishte infektuar me Covid-19 dhe argumentoi se pandemia “nuk mund të parandalohej pa socializëm”.

 Sa i përket marrëdhënieve të tensionuara me Korenë e Jugut, Jong Un tha se ishte i sigurt se kriza do të kapërcehej dhe se popujt e dy Koreve do të bashkohen sërish.

Përvjetori i sotëm festohet në Korenë e Veriut me një seri koncertesh dhe festivalesh dhe monitorohet nga afër, pasi konsiderohet si një mundësi që Kim të përcjellë mesazhe si brenda ashtu edhe jashtë vendit të tij.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?