Bota

75 vjetori i Republikës, Matarella: Procesi i rritjes dhe konsolidimit të demokracisë nuk është ndalur në asnjë moment! (VIDEO)

2 Qershor 2021, 13:18| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 17:06

  • Share

Në një ceremoni larg shkëlqimit të zakonshëm presidenti italian Sergoi Matarella në 75 vjetorin e themelimit të Republikës së Italisë, ka falënderuar të gjithë ata të cilët kanë sakrifikuar jetën e tyre, për të krijuar Italinë e sotme.  Presidenti në orën 10, ka vendosur një kurorë me lule dafine, në memorialin e Ushtarit të Panjohur, një tribut ky për të rënët në luftë, identiteti i të cilëve mbetet ende i paditur. Gjithashtu këtë vit, për të dytën herë kopshtet Quirinale kanë qenë të mbyllura për publikun dhe nuk është mbajtur asnjë paradë tradicionale përgjatë rrugicave me monumente perandorake.  Ceremonia në Altare della Patria, u shoqërua edhe me shfaqjen e trupave ajrore të cilët zbukuruan qiellin me ngjyrat e flamurit Italian.

 "Vota për Republikën lejoi që Italia të nisë rrugën e demokracisë, përparimit shoqëror, zhvillimit. Një pakt i arritur nga një votim universal, ku për të parën herë , përfshinte plotësisht votën e grave. Italianët u bënë së bashku, për një Itali të re. Që atëherë procesi i rritjes dhe konsolidimit të demokracisë nuk është ndalur kurrë dhe ka kaluar prova  të tmerrshme, të tilla si sfida e terrorizmit’ është mesazhi i Mattarellas.

Në fjalën e tij presidenti është ndalur edhe tek situata e COVID-19, duke theksuar se për fatin e keq italianët nuk mundën të festojnë për të dytin vit radhazi ditën e Italisë.

Në nderim të kësaj ditë shumë politikanë kanë nderuar ata të të cilët bënë të mundur Italinë e ditëve të sotme.  Edhe presidenti amerikan Joe Biden ka uruar Italinë në 75 vjetorin e Republikës.

“Në emër të popullit Amerikan, unë ju dërgoj urimet e mia të përzemërta ju dhe popullit të Italisë në 75 vjetorin e themelimit të Republikës Italiane. Ky vit shënon gjithashtu 160 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Italisë dhe Shteteve të Bashkuara. Lidhjet e thella dhe të gjata midis vendeve tona kanë krijuar prosperitet dhe pasuruar kulturat tona,” tha Biden. I cili theksoi se edhe bashkëshortja e tij është me origjinë italiane.

Dita e 2 Qershorit vazhdon me një ceremoni tjetër në oborrin e pallatit presidencial në orën 7. Presidenti do të mbajë një fjalim para zyrave të shtetit, përfshirë Kryeministrin Mario Draghi dhe gjithë qeverinë, dhe një grup të madh studentësh të shkollat. 


Lajmi kryesor:

Sot ditëlindja e Italisë moderne, 75 vite republikë! Në ‘Sheshin Italia’ vendoset simboli i një fillimi të ri, Bucci: Kujtojmë gjithmonë ngrohtësinë e bujarinë e Shqipërisë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?