Kronikë

Gjobë 7500 € një personi/ Burg kreut të grupit, që tentoi të vrasë Presidentin e Korabit dhe bashkëpunëtorin e tij

4 Gusht 2019, 13:17| Përditesimi: 4 Gusht 2019, 13:48

  • Share

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Ilson Beqiraj e Edmond Gecaj, të arrestuar dy ditë më parë me akuzën e gjobëvënies.

Më konkretisht togat e zeza kanë caktuar burg pa afat për Edmond Gecaj, i cili ishte dhe kreu i grupit e ndërsa për Ilson Beqiraj burg me afat dy muaj, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. Dy të rinjtë u arrestuan pasi i vendosën gjobë 12 mijë euro një personi, të cilit kishin arritur që t'i merrnin 7.500 euro.

30-vjeçari Gecaj njihej si person me precedent penal, i cili ka tentuar të vrasë presidentin e të futbollit të Korabit Fehmi Mziu në 10 mars 2016, për një çështje borxhi 20 mije euro.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?