Kronikë

75-vjetori i çlirimit mes dhimbjes dhe lotëve nga tërmeti/ Rama krah Metës tek Varreza e Dëshmorëve (VIDEO)

29 Nëntor 2019, 09:54| Përditesimi: 29 Nëntor 2019, 17:54

  • Share

TIRANE- Sot 75 vite nga çlirimi i vendit, shqiptarët përkujtojnë ditën e shënuar mes dhimbjes dhe lotëve për viktimat e tërmetit që la pas mëngjesi i 26 shtatorit. Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta janë bashkuar në ceremoninë për homazhet në nder të kësaj dite tek Varrezët e Dëshmorëve.

Ashtu si në 107 vjetorin e Pavarësisë, edhe sot qeveria ka anuluar të gjitha aktivitet që ishin organizuar për këtë ditë, pasi i gjithë shteti është në këmbë për t'i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Ora 18:02
Festa e Çlirimit/ Ambasada e SHBA-së uron shqiptarët me vargjet frymëzues të Andon Zako Çajupit

1575047066_75.png

Sot është Festa e Çlirimit të Shqipërisë, por u shndërrua në një ditë tragjike nga pasojat e rënda të tërmetit të 26 nëntorit që goditi vendin.

Ambasada e SHBA-së  zgjedhi vargje frymëzuese të poetit të madh shqiptar, Andon Zako Çajupit, për të uruar shqiptarët në këtë ditë të shënuar.

Postimi i ambasadës së SHBA
Ora 16:35
75-vjetori i Çlirimit nën tragjedinë e tërmetit, Leli: Ceremoni e thjeshtë në respekt të atyre që dhanë jetën për kombin

Është përkujtuar sot në varrezat e dëshmorëve në qytetin e Vlorës 75 vjetori i çlirimit të vendit. Në ceremoni morën pjesë Kreu i Bashkisë së qytetit bregdetar Dritan Leli, Prefekti i Vlores dhe deputetë të Qarkut të Vlorës.

“Ajo që parapriu festimet e 75 vjetorit ishte një nga ngjarjet e rënda që do të kujtohet gjatë. Në respekt të tyre ne kemi anuluar të gjitha aktivitetet e mëdha që ishin programuar. Edhe sot ceremonia ishte e thjeshtë vetëm për respekt për ato që dhanë jetën për themelet e këtij kombi. Mbi të gjitha atë që dua të përshëndes sot është solidaritetin i jashtë zakonshëm i qytetarëve të Vlorës me tragjedinë e madhe të ndodhur.  Përulem me respekt përballë çdo qytetari”, tha kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.

Ora 12:22
Tërmeti, Meta: Shpresojmë që sot të përfundojë operacioni i kërkim-shpëtimit (VIDEO)

Kreu i Shtetit, Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e 75-vjetorit të Çlirimit.

Pas ceremonisë, Meta shprehu mirënjohjen e thellë për të gjithë ata që dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut.

Presidenti foli për situatën aktuale të pasojave të tërmetit, ku u shpreh se kjo është një fatkeqësi e jashtëzakonshme me të cilën u përball vendi.

Meta tha se sot shpreson të përfundojnë totalisht operacionet për kërkim-shpëtimin e qytetarëve që mund të kenë mbetur ende nën rrënoja.

Përveç nderimit të viktimave, Meta e quajti sfidë më vete akomodimin afatshkurtër për të gjithë dhe më pas për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për integrimin e tyre të plotë në jetë normale ashtu si më parë.

Ora 10:14
Meta dhe Rama bëhen bashkë në ceremoninë e 75-vjetorit të çlirimit (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë bërë bashkë në ceremoninë e organizuar tek Varrezët e Dëshmorëve. Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe zv. kryeminstri Erion Braçe.

Ora 09:58
75-vjetori i çlirimit/ Veliaj poston flamurin kuqezi mes rrënojave të tërmetit: Do ngrihemi sërish, më të vendosur se kurrë

1575018120_flamuri.jpg

Foto e postuar nga Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka përkujtuar 75-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë. Përmes një fotoje ku shfaqet flamuri ynë kombëtar që ngrihet mbi rrënojat e tërmetit, Veliaj shkruan se do ngrihemi sërish më të vendosur se kurrë.

"29 Nëntor, Dita e Çlirimit! Do ngrihemi sërish, më të vendosur se kurrë! Rroftë Shqipëria!", shkruan Veliaj.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • zzz: 29/11/2019 10:20

    Ra ky morrt dhe u pame (Kadare)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?