764 punonjës paguhen për spiunimin e korrupsionit, vetëm 6 sinjalizime për vitin 2022 në shtet, në sektorin privat prej vitesh zero raportime

1 Qershor 2023, 17:56| Përditesimi: 1 Qershor 2023, 18:04

  • Share

Në vitin 2016, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për sinjalizimin e praktikave korruptive në sektorin publik dhe prova, si dhe për mbrojtjen e sinjalizuesve. Ligji hyri në fuqi më1 tetor të vitit 2016 për sektorin publik dhe më 1 korrik të vitit 2017 për sektorin privat.

Qëllimi i këtij ligji ishte parandalimi dhe goditja e korrupsionit në sektorin publik e privat, mbrojtja e individëve që sinjalizojnë veprimet korruptive si dhe nxitjen e sinjalizimit të praktikave abuzive. Ligji dhe infrastruktura për zbatimin e tij u miratua më kërkesë të Bashkimit Evropian, si një instrument për të luftuar korrupsionin. Ligji, i asistuar nga partnerët ndërkombëtarë, u prezantuan si një mjet i rëndësishëm anti-korrupsion. 

Për zbatimin e këtij ligji u ngarkua Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Sipas ligjit, çdo institucion publik me më shumë se 80 të punësuar dhe çdo subjekt privat me mbi 100 të punësuar, ka detyrimin për të krijuar një njësi përgjegjëse për sinjalizimin e korrupsionit.

Në zbatim të ligjit, deri në fund të vitit 2022, sipas të dhënave zyrtare të ILDKPKI, janë ngritur 199 njësi përgjegjëse në sektorin publik dhe 565 njësi në sektorin privat. Këto njësi sinjalizimi të korrupsionit përbëhen kryesisht nga një punonjës. Të paktën 764 punonjës paguhen për të sinjalizuar abuzimet në sektorin privat dhe publik. 

Por e ka realizuar qëllimin për të cilin u miratua ligji për sinjalizimin e korrupsionit në sektorin publik dhe privat? A ka një produkt për të justifikuar koston financiare dhe burimet njerëzore për zbatimin e ligjit? 

Shtatë vite pas miratimit të ligjit për “sinjalizuesit” apo “bilbilfryrësit”, denoncimet për praktikat e dyshuara korruptive rezultojnë në shifra modeste, madje të papërfillshme, ndonëse perceptimi qytetar për korrupsionin nuk ka ndryshuar. Gjatë vitit 2022, pranë ILDKPKI ka pasur vetëm 6 sinjalizimeve të praktikave të dyshuara korruptive nga tre njësi përgjegjëse. Tre sinjalizime anonime janë referuar për abuzime të pretenduara në Radio Televizioni Shqiptar. ILDKPKI për dy raste ka vendosur mosfillimin e hetimit administrativ dhe për një rast ka bërë rekomandim për përmirësimin e punës. 

Një rast sinjalizimi shkelje të pretenduara ka ardhur për Këshillin e Lartë Gjyqësor, ku ILDKPKI për dy raste ka vendosur mosfillimin e hetimit administrativ. Dy raste sinjalizimi janë referuar për  Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Pas verifikimit, ILDKPKI ka konstatuar se dy sinjalizimet janë të pabazuara. Në vitin 2021 janë regjistruar vetëm 9 raste sinjalizimi të korrupsionit nga tre njësi përgjegjëse, në Bankën e Shqipërisë, Bashkia Tiranë dhe në Drejtorinë e Burgjeve. 

Gjatë vitit 2020, nga njësitë përgjegjëse janë referuar në ILDKPKI vetëm 6 sinjalizime. Gjatë viti 2019, janë regjistruar dhe trajtuar në total 14 raste sinjalizimi të korrupsionit dhe vetëm 1 kërkesë për mbrojtje nga hakmarrja e ardhur nga sektori publik. Në vitin 2018, janë paraqitur në ILDKPKI 5 raste të sinjalizimit të korrupsionit në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe Portin e Durrësit. Ndërsa, gjatë vitit 2017 pranë ILDKPKI janë raportuar 8 raste sinjalizimi. Produkti i zbatimit të ligjit për sinjalizimin është pothuajse zero në sektorin publik dhe zero në sektorin privat.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/06/2023 02:32

    Nje nga ligjet me idiote te ideuara ndonjehere! Akoma me e pabesueshme eshte fakti qe ky organizem eshte kerkuar nga BE! Dhe me absurde eshte fakti qe paguhen rregullisht,kur duhet te ishte pa pagese,ose duhej paguar ne baze te info.qe sjell,jo rroge javore/mujore,a si paguhen!

    Përgjigju
  • Or tej: 02/06/2023 00:53

    Nuk ka korrupsion tek ne or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • anna: 02/06/2023 10:53

      Or tej: Ka aq shume sa 764 sinjalizime nuk mjaftonin .

  • Tahipi: 01/06/2023 21:34

    Boll qe marrin rrogën qyl

    Përgjigju
  • Edi: 01/06/2023 20:21

    Ca thoni ku ka korrupsion n ket vend!

    Përgjigju
  • Taku: 01/06/2023 19:58

    Reforma ne administrate i jep zgjidhje korupsionit Mjaft me 3 veta per nje vend pune. Mjaft me administrata shihet si vote Jemi aq pak veta si vend sa mjaft u zume per politike Vendosini luizim mandati dhe lista te hapura Kaq duhet dhe behet ky vend

    Përgjigju
  • Lezha: 01/06/2023 19:35

    Te hetohet Dhurata Uruci Shkoder 20.051958 . Mjekja kryekorrupsion ne shkoder.

    Përgjigju
  • Bossi: 01/06/2023 18:30

    Korrupsioni denoncohet çdo ditë nga gjithë njerëzit po kjo s'vlen, nuk e quajnë korupsion. Duhet që të denoncohet nga këta që paguhen që të quhet korrupsion.

    Përgjigju
  • I.M Bejleri: 01/06/2023 18:13

    Kjo ka vetëm një shpjegim. Që këta që bëjnë korrupsionin kanë vendosur të paguajnë veten për të spiunuar vetëveten. Prandaj s'ka kallzime. Vetëm kur i vjedh pastruesja shkojnë e vetë kallzohen gabimisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?