767 aksidente rrugore janë regjistruar në të gjithë vendin gjatë 7 muajve të parë të vitit 2025 (Janar-Korrik).
Të dhënat janë bërë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Sipas këtyre statistikave, kjo shifër është 20.7% më pak krahasuar me vitin 2018 dhe 16% më pak krahasuar me vitin 2024!
Sa i përket grupmoshës së shoferëve të përfshirë në aksidente, drejtuesit merre nën 25 vjeç janë përfshirë në 166 raste. Kurse 23% e totalit të të gjitha aksidenteve janë shkaktuar nga drejtues të grupmoshave 25-34 vjeç.
Po kështu, edhe rastet e aksidenteve me vdekje rezultojnë të kenë pësuar ulje, teksa është rritur numri i automjeteve dhe i kilometrave të përshkruara.
Për 10 mijë mjete në 7 muajt e parë të 2025, indeksi i vdeshmërisë është 1.6, 19% më pak se në vitin 2024.
Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor:
Në një periudhë kur numri i mjeteve dhe përdoruesve të rrugës është rritur ndjeshëm, përgjegjësia pas timonit mbetet vendimtare.
Statistikat e fundit tregojnë progres të qartë në uljen e aksidenteve dhe viktimave rrugore.
Kilometra të përshkruara
• 14.4 miliardë km të përshkruara në vitin 2025 nga automjetet në total (+6.3 miliardë krahasuar me 2018, ose +78%).
• Indeksi i vdekshmërisë për km të përshkruara ka rënë me -55% krahasuar vitin 2018.
Motorizimi
• 371 mjete për 1,000 banorë në vitin 2025 (315 autovetura për 1,000 banorë).
• +217 mjete për 1,000 banorë krahasuar me vitin 2013 (+141%).
• +169 mjete për 1,000 banorë krahasuar me vitin 2018 (+84%).
• +109 mjete për 1,000 banorë krahasuar me vitin 2021 (+42%).
Edhe pse me një rritje të shkallës së motorizimit ndër vite, aksidentet rrugore kanë pësuar ulje të ndjeshme!
• 767 aksidente rrugore gjatë Janar-Korrik 2025 ose -20.7% krahasuar vitin 2018 dhe -16% krahasuar vitin 2024!
Qytetarë të përfshirë në aksidente
• 1,077 qytetarë gjatë Janar-Korrik 2025 ose -15.8% krahasuar vitin 2018 dhe -13.3% me vitin 2024!
Moshat e drejtuesve të mjeteve
• 166 aksidente nga drejtues nën moshën 25 vjeçare ose -17% krahasuar vitin 2018!
• 23% e totalit të aksidenteve të shkaktuara nga drejtuesit e moshës 25–34 vjeç ose -11.5% krahasuar me vitin 2024!
Indeksi i vdekshmërisë
• Për 10,000 mjete –> 1.6 në vitin 2025, -55% krahasuar me 2018 dhe -19% krahasuar me 2024.
• Për 10,000 drejtues mjeti –> 1.2 në vitin 2025, -49% krahasuar me 2018 dhe -19% krahasuar me 2024.
Drejtimi i mjetit është përgjegjësi për jetën!
Rezultatet pozitive nuk vijnë vetë - ato arrihen me edukim, kontroll dhe rregull!
• Kulturë Trafiku, me aktivitete e programe edukative anembanë vendit;
• Leje Drejtimi më të merituara;
• Mjete më të sigurta në rrugë;
• Infrastrukturë më e mirë.
DPSHTRR ecën me hapa të sigurt drejt standardeve më të mira europiane!
Komente
