76-vjeçarja që ‘sfidon’ dhe vajzat e reja, me xhinse dhe aparat fotografik në duar në kërkim të së bukurës: Ja çfarë më mban në formë

11 Mars 2022, 13:58| Përditesimi: 11 Mars 2022, 14:15

  • Share

 Gonxhe Voja nuk është një 76-vjeçare e zakonshme shqiptare, ajo ka ëndrra, plane dhe dëshira që dëshiron t’i realizojë dhe për të mosha është thjeshtë një numër.  Znj.Gonxhe rrëfen për mikrofonin e Report Tv rrugëtimin e saj jetësor, nga mësuesia tek arti dhe piktura, duke ruajtur gjithmonë unikalitetin që e karakterizon. Aq sa në moshën 50-vjeçare vendos të mësojë të pikturojë duke e kthyer edhe në një profesion. 

Në 2001 thashë po e provojë njëherë dorën time dhe bëra një pikturë, më pas një tjetër, e një tjetër dhe ftova nëpërmjet një miku të familjes një profesor piktor që të mi shihte punimet dhe kur i pa kisha 13 punime dhe më thotë ‘ ti qenke intelektuale, je piktore’ kjo më dha zemër, dhe fillova dhe punova shumë. Hapa një ekspozitë në 2007 dhe një në 2008 dhe fillova të shisja piktura dhe njerëzit filluan të bënin pikura me porosi kështu që unë mora një dyqan me qera dhe punoja aty me piktura. Piktura është ushqimi jetës sime, i anës emocionale, pra nëse unë nuk punoj filloj e ndjej një trishtim sepse kam investuar për këtë. Nuk e bëra thjesht për hobi por investova, këtu janë të gjithë librat e Pikasos, metodikat, teknikat e bojërave, kam lexuar historinë e artit botëror, kam lexuar shumë libra që të futesha në shinat e një piktori" tha ajo.

Ditët e saj nuk lindin dhe përfundojnë brenda shtëpisë përpara televizorit por gjithmonë e angazhuar, ku përpiqet ta mbushë ditën me aktivtete dhe pasionet e saj për fotografinë dhe pikturën.  

Ditët e zakonshme të mija janë kështu, zgjohem në mëngjes përgatis ushqimin tim, shkoj bëj pazarin dhe do gatuaj pastaj e kam të ndarë kur më hipën për të pikturuar unë do ti lë të gjitha, kur më hipën që ka rënë borë në Dajt dhe dua të fotografoj do të shkoj patjetër.

Znj.Gonxhe të bën përshtypje edhe nga mënyra se si vishet, me xhinse, syze, kapele dhe kufje në vesh duke eksploruar vende të reja në mënyrë që të fotografojë peisazhet e natyrës dhe gjithçka të bukur që e rrethon. 

Edhe nga veshja jam shum sportive, me atlete, xhinsa dhe kufje në vesh, kapelën në kokë, nuk dua njeri t’më shqetësoj. Nuk më përshtaten mendimet me moshataret e mija sepse mendoje se cfarë muahabetesh bëjnë gratë në përgjithësi. Dëshira është ajo që unë kam për të bukurën, pasioni që kam për të pikturuar e kam edhe për të fotografuar por në një këndvështrim  që duhet kapur sa më gjerë sa më mirë prespektivën" u shpreh zonja Gonxhe. 

Ajo nuk është aspak e zakonshme, nuk i lë pas ëndrrat dhe asnjëherë nuk bën kompromis për të realizuar gjithçka që i duket e rëndësishme për lumturinë e saj. Ndërsa thotë se e frymëzon dashuria e madhe për natyrën, pemët dhe lulet.

Thjesht dhe shkurt, dashuria e madhe që kam për natyrën, të bukurën, më frymëzojnë pemët, lulet, relievi, pesazhet të gjitha këto janë ngacmim dhe frymëzim për mua, kuptohet ndoshta do lë gjtihcka tjetër do vij këtu përmes liqenit dhe do të gjej këndvështrime që e nxjerrin bukur liqenin.  Kam 25 vjet që fotografoj. Kaloj mbi dy orë, sepse duhet të fotografosh gjëra që përcjellin një mesazh. Me këtë gjë nuk mërzitem do ta bëj derisa të kem fuqi të eci" thotë ajo. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?