76-vjetori i genocidit ndaj çamëve, Tahiri: Kujtojmë të vdekurit, por nuk duhet të gënjejmë të gjallët

27 Qershor 2020, 13:30| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 14:38

  • Share

Çamët përkujtojnë sot 76-vjetorin e genocidit grek. Ish-deputeti Dashamir Tahiri së bashku me pjesëtarë të komunitetit dhe anëtarë të Shoqatës Çamëria vendosën kurora me lule në Varrezat e Kllogjerit. Tahiri teksa kujtoi disa nga figurat e ndritura të Çamërisë, tha se këtë vit ceremonia ishte e kufizuar nga rrethanat, por vitin e ardhëm do të jetë ndryshe. Ai bëri thirrje që komuniteti t'i bëjë presion qeverisë për këtë çështje. Dashamir Tahiri u shpreh se sot kujtojmë të vdekurit, por nuk duhet të gënjejmë të gjallët.

"Sot data 27 qershor është dita e genocidit ku 76 vite më parë mbi popullsinë e pafajshme çame. Kjo ditë u vendos në parlamentin shqiptar në vitin 1994 nga i ndjeri deputet Abedin Elmazi, dhe presidenti i asokohe Sali Berisha dhe është një ditë e shënuar për të gjithë komunitetin çam.

Por në këtë ditë ne do të kujtojmë edhe ata që nuk vdiqën nga genocidi, po kujtoj figurën e Mazar Dinos, që e varën në Delvinë, figurën e Aziz Çamit një nga komandantët më të mirë të kombit shqiptar të atyre viteve, por edhe shumë figura të tjera që i shërbyen me vullnet atij sistemi dhe ai i shfarosi sipas familje vetëm për të dalë nga traktati i Varshavës.

Megjithatë komuniteti çam është punëtor, ia ka dalë dhe do ia dalë gjithmonë. Ne sot këtu ishim me disa bashkëatdhetar nuk patëm një organizim të madh për arsye nga pandemia, por vitin tjetër do të shkojmë në kufi si herët e tjera.

Sot jam këtu për t'iu kujtuar disave që vërtetë jemi mbledhur për të kujtuar të vdekurit, por jo të gënjejmë të gjallët, thirrja ime është ti bëjmë presion qeverisë, të vendosim pikat mbi 'i', duhet vetëm një gjyq, që popullsia e pafajshme çame nuk ka qenë asnjë ditë aleat me fashizmin" tha Tahiri.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ani: 27/06/2020 14:45

    camet praktikisht mw keto emra qe kane, jane turq apo jo?!

    Përgjigju
    • Loti: 27/06/2020 18:50

      Gjith rajoni ballkanik esht shartuar nga turqit. Po ti vesh re jan tipare te ngjashme te gjith. Komente te tilla vetem krijojn percarje. Camet identifikohen si shqiptar. Historia e ashper i imponoj emra te tille

    • albi: 27/06/2020 15:47

      Jo SHQIPTAR si te gjithe ata qe flasin SHQIP si edhe ti .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?