77-vjeçari Edy Reja: Dua të vazhdoj me Kombëtaren, mosha vetëm një numër! Kualifikimi në 'Euro 2024' objektivi im

22 Tetor 2022, 13:47| Përditesimi: 22 Tetor 2022, 16:09

  • Share

Edy Reja dëshiron që aventurën me Shqipërinë ta zgjasë përtej nëntorit ku edhe i përfundon kontrata pavarësisht se dështoi në Ligën e Kombeve dhe pak ditë më parë mbushi 77 vjeç.

Flitet shumë për rë ardhmen, por pjesa e moshës është thjesht faktor psikologjik. Kam shumë besim të kjo skuadër dhe objektivi im fillestar ishin eleminatoret e Euro 2024. Sigurisht që kemi zhgenjyer në Ligën e Kombeve dhe nuk dua të kërkoj alibi. Unë dua ta çoj deri në fund këtë mision për në finalet e Euro 2024. Dua të qëndroj sepse kam energjinë e duhur por do të flas me Dukën menjëherë pas përfundimit të kontratës. Dëshira ime është e madhe për të vazhduar,"-u shpreh Edy Reja, trajner i kombëtares.

Këto deklarata trajneri Reja i dha para ndeshjes miqësore që kombëtarja do luajë më 26 tetor kundër Arabisë Saudite në Abu-Dabi. Për këtë ndeshje, që nuk është në kalendarin zyrtar të UEFA-s, italiani ka grumbulluar 14 futbollistë nga Superliga shqiptare.

I kam ndjekur prej disa vitesh lojtarët e Superiores. Kjo ndeshje do të më shërbejë t’i shikoj nga afër edhe pse do të doja që të punoja më shumë me ta. Nuk i nënvlerësoj ata që luajnë në Shqipëri por them se kanë më pak eksperiencë. Shpresoj që ndonjëri prej tyre të jetë pjesë e Kombëtarës në të ardhmen,"-tha Edy Reja.

Në fund italiani foli edhe për eliminatoret e Europianit ku shorti i para pak ditëve na vendosi në një grup me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

"Ne mund ta luajmë kualifikimin me Çekinë, por në eleminatore lojtarët duhet të jenë në formë të mirë. Nuk ka ndeshje të lehta në eleminatore por unë jam i bindur që do të bëjmë mirë. Nuk është thjesht çështje dëshire por ne duhet t’i luajmë shanset tona deri në fund,"-deklaroi Edy Reja, trajneri i kombëtares.

Sa i përket miqësores kundër Arabisë Saudite ajo nuk do transmetohet direkt për shkak të kërkesës së arabëve, pasi nuk duan të zbulohen para Botërorit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 23/10/2022 11:16

    FSHF nese rinovon kontraten me Rean trego se eshte shpk e Dukes dhe klanit the tij .Rea kushte kohen e nevojshme prej kat3r vitesh the tregonte punen e tij me rezultste ,por shifrat tregoj e Mo's sukses the tij.Ka ardhur koha re geqim dore NGA kontraten the name me trainer re hush(kush e di cfar ndodh me to)dhe te promovohen trainer shqiptar ,qe Jane te shumte be numer dhe me kualitet. Kujto rezultatet para Reas, kur ekipin e drejtonte Sul Mema dhe pastaj vendosni.Si Sula ka dhe shume te tjere qe i dhimbset kombetarja me shume se te huajt

    Përgjigju
  • Torino: 22/10/2022 14:29

    Hahaha,no koment!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?