77-vjetori i Konferencës së Pezës, qytetarët: Datat historike duhet t’i kujtojmë përherë

15 Shtator 2019, 16:14| Përditesimi: 15 Shtator 2019, 16:23

  • Share

16 shtator, data historike e Konferencës së Pezës, përkujtohet sot edhe nesër me aktivitete artistike, sportive, argëtuese nën bukuritë e rralla të natyrës në Pezë. Aktivitetet për të gjithë moshat ka bërë bashkë sot fëmijë edhe të rritur, të cilët jo vetëm shijojnë duke i dëgjuar vallet tradicionale shqiptare, por edhe i kërcejnë ato.

“Jemi shumë të kënaqur, që po festojmë mes këngëve edhe valleve, në ajër të pastër”.

Ndërsa, nuk mungojnë as familjarët, e atyre që në vitin 1942 u mblodhën nga e gjithë Shqipëria për të marrë pjesë në Konferencën e Pezës

“Unë jam nga familje patriotësh. Jetoj në Itali, por nuk jam larguar ende vetëm për të festuar këtë datë”.

Më tej artizanët duarartë kanë ardhur nga qytetet e ndryshme të Shqipërisë, për të shitur produktet artizanale dhe prodhimet e kulinarisë.

“Deri tani nuk ka pasur shumë shitje, ne vijmë nga qyteti i Krujës, por më shumë njerëzit preferojnë bizhu edhe mbulesat e qëndisura”.

Gjatë gjithë ditës së sotme, nuk kanë munguar vizitat në shtëpinë muze “Konferenca e Pezës” shfaqjet teatrore apo lojërat zbavitëse. Shumë qytetarë kanë vendosur që së bashku me familjen nën shoqërinë e këngëtarit Eugent Bushpepa (sot ora 20.00), i cili do të këndojë sot live të ngrenë çadrat e kampingut, duke pritur ceremoninë zyrtare të 77- vjetorit të Konferencës së Pezës.

Konferenca e Pezës u mbajt më 16 shtator 1942. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim, që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit.

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?