Aktorja Delinda Disha, ka marr pjesë në takimin përmbyllës elektoral të kryeministrit Edi Rama në Fier, ku me nota humori, ka ‘parashikuar’ se si do të bëhet Fieri pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit.
Ajo tha se PS do të fitojë në këto zgjedhje dhe do të marrë 78 mandate në 11 maj.
“Ta pashë filxhanin motra jote herën e parë, t’i gjeta të gjitha me porte, me aeroporte, me hekurudha, vetëm Shell-i na u vonua. A fillojmë më Fierin njëherë se e kam pikë të dobët. Filxhani thotë se Fierit, Antalya t’i marri të keqen, se ka për tu bërë nga Semani në Vjosë me resorte, me hotele dhe do të plasi një treg pune. Do të hapen kateringje, një industri e madhe zhvillimi. Më del edhe një “KP” mua këtu. Është Komuna e Parisit se atje e ndërtuan fierakët dhe do të kthehen të gjithë në Fier të punojnë dhe të investojnë se do të zhvillohet turizmi.
S’më gënjen filxhani mua zemra jo. Ja ku është edhe rruga e aeroportit. Ma ndan filxhanin në mes rruga e aeroportit mua, por kemi edhe një rrugë tjetër mo zemra. Është një rrugë blu. Kam përshtypje që kjo do jetë rruga që do të mbulojë komplet me Adriatik, me Jon. Tani ta lej cik këtë unë dhe të jap motra atë porosinë ty, nuskën e fitores. Ta dhashë herën e parë dhe tani me këtë do të fitosh.
Tani ta shtypim për mandatet se e di aty më qan mua zemra. O 77 ose 78 më dalin mua. Po 78 unë them i ke të marra e vdekur. E fundit filxhani më thotë që mandati i fundit të shoh atje në Bruksel, të ngresh flamurin më të bukur në botë”, shprehet aktorja Delinda Disha.
Lajmi kryesor:
Rama ironizon nga Fieri: Këneta solli këtu 'Gazin e botës', nuk bëhet Shqipëria duke shkuar pas një plaku të rrjedhur! Jeni kryeqyteti i socialistëve
S.B/SI.E./ReportTv.al
