78-vjetori i çlirimit të vendit u festua sot edhe në Berat, ashtu si në të gjithë vendin. Përfaqësues të pushtetit vendor, veteranë të luftës, familjarët të dëshmorëve e qytetarë të shumtë i janë drejtuar mëngjesin e sotëm Varrezave të Dëshmorëve të qytetit. Ata kanë vendosur kurora e buqeta me lule në Memorialin kushtuar Dëshmorëve të Atdheut dhe më pas kanë përshkruar në këmbë varret ku prehen të rinjtë beratas, që dhanë jetën për çlirimin e vendit.
Kryebashkiaku Ervin Demo ,në fjalën e tij u ka bërë thirrje të rinjve të nderojnë dhe vlerësojnë veprën heroike të dëshmorëve të atdheut, që në të njëjtën moshë me ta por 78-vjet më parë, ngritën armët për të çliruar vendin nga pushtuesit dhe dhanë jetën heroikisht për Shqipërinë.
Në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në Berat prehen 322 dëshmorë, që humbën jetën në LANÇ për ti siguruar lirinë vendit.
Lajmi kryesor:
78-vjetori i Çlirimit, ‘Gjermani i fundit’ ndan sërish PS-në dhe PD-në! Begaj, Nikolla, Veliaj dhe ambasadorët homazhe te Varrezat e Dëshmorëve
M.Q.//ReportTv.al