Politikë

‘7x7=313’, Basha i përgjigjet Ramës nga Athina: Ça fyelli o Rame, në çdo vrimë nga një hajdut (VIDEO)

23 Mars, 22:56| Përditesimi: 23 Mars, 23:53

  • Share

Kreu i Demokratëve Euroatlantik, Lulzim Basha, i është përgjigjur Edi Ramës, pas deklaratës së këtij të fundit se “fyellin e tij nuk ia jepte dot”.

Nga Athina, Basha i ka numëruar edhe një herë të gjithë shokët e Ramës të rënë në burg, duke e evidentuar secilin prej tyre me vrimat e fyellit.

Basha shprehet se vrima e parë doli Lali Eri, ndërkohë që ka lënë të kuptohet se edhe një bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës së shpejti do të ketë probleme me drejtësinë.

"O Rame, po fyelli është i yti. Vrima e parë doli Lali Eri, shkova te vrima e dytë, doli Ben Ahmetaj, shkova te vrima e tretë, doli Teri, shkova te vrima e katërt, doli Jurgis Çyrbja, shkova te e pesta, doli Gjush Dako, shkova te e gjashta, e di vetë ti kush doli... A Rame-Rame, i ke bërë gati paketat për atë më duket apo jo? Shkova te vrima e shtatë, doli edhe aty deputeti yt që është dënuar për inceneratorët. Shtatë vrima, shtatë shokë", shprehet Basha.

Ai më tej vijon me ironinë duke i kujtuar edhe një herë Edi Ramës se 7×7 = 313.

"Po pate ndonjë fyell tjetër, na e jep o Rame, se 7×7= 313 në Tiranë dhe në Athinë mor Rame",përfundon Basha.


Lajmi kryesor:

REPLIKAT/ Rama: O Lul nga po më thërret sot, nuk ke më as fyell, ta mori bufi! Basha: Fyelli është i yti, në çdo vrimë del nga një hajdut (VIDEO)


Xh.K/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?