Preç Zongaj, ish-pjesëmarrës në Lëvizjen e 8 dhjetorit, teksa përkujton Lëvizjen Studentore, ka bërë refleksione mbi gjendjen ku ndodhet PD sot. I pranishëm në aktivitetin për Ditën e Rinisë tek ‘ArTurbina’, ai tha se PD duhet të zgjidhë dualizmin me lidershipin. Sipas Zogaj, partia nuk mund të shkojë drejt fitores kkur ndodhet në situatën që kryetari nuk bëhet kurrë kryetar dhe as ish-kryetari nuk ikën. Ai dha mesazh të qartë për Brishën, teksa tha se pas distancimit të partisë nga ai, është hera e parë që SHBA shpreh plotësisht mbështetjen e saj për PD.
"Sot po festojmë të ndarë, nuk mund të bëjmë sikur nuk e shohim. Ka patur raste kur 8 dhjetori është festuar në dy vende paralele, por jo në përmasa si këtë radhë. Jemi në një zhvillim të panjohur për Shqipërinë dhe PD. Jemi përpara ngjarjeve që nuk kanë ndodhur ndonjëherë. PD është përfshirë në një krizë në një turbullirë dhe jemi shqetësuar nga kjo, jemi të shqetësuar për ata që mendojnë kundër nesh, që na shajnë ne sepse nuk kemi tjetër si formacion politik. PD nuk mund të shkojë në fitore pa zgjidhur dualizmin e lidershipit të saj. As kryetari nuk bëhet kurrë kryetar dhe as ish-kryetari nuk ikën kurrë nga kryetari, nuk bëhet kurrë. Dualizmi nuk çon në fitore dhe po t'i kesh të gjitha lerat në rregull. Prej vitesh ka patur një pengim nga SHBA për PD, arsyet janë bërë të qarta nga zhvillet që kanë ndodhur. Kjo krizë ka zgjidhur dualizmin dhe ka hequr pengesën amerikane. Për herë të parë SHBA kthehen dhe deklarohen për një bashkëpunim të ngushtë me PD dhe paralajmërojnë dëshirën për të festuar krah saj fitoren. Duhet të bashkohemi se përballë PD ka vetëm një kundërshtar, qeveria e Edi Ramës", tha Zogaj.
Lajmi kryesor:
31 vjet nga Lëvizja Studentore, PD feston e ndarë! Ish-Kryeministri: 'Lulzim Boshi', tradhtar i demokracisë! Kreu i PD e 'kursen': S'e shkulëm dot mentalitetin komunist
//ReportTv.al