Ish-Kryetari i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri në fillim të viteve ’90 Zef Brozi ka uruar studentët e dhjetorit të 1990. Me rastin e 8 dhjetorit Brozi me anë të një mesazhi u ka bërë thirrje të rinjve shqiptar se mund ta bëjnë vendin tone si e gjithë Evropa.
“Mirënjohje studenteve te Dhjetorit 1990!
Realizimi i ëndrrave dhe idealeve te pastra te rinise studentore te atij Dhjetori shprese për një Shqipëri si gjithë Evropa, në këto 32 vite është penguar nga disa politikane e pushtetarë te zhytur në krim e korrupsion madhor te cilët vazhdojnë te kenë gardianet e tyre ne organet e Drejtësisë.
Por 6 Dhjetori 2022 kur liderët e Evropës erdhën ne Shqipëri dhe morën vendime te rëndësishme për Shqipërinë, Ballkanin dhe Evropën, dëshmoi se askush me nuk do te mundet ta sabotoje progresin e Shqipërisë për anëtarësimin ne Bashkimin Evropian.
Te reja e te rinj te Shqipërisë: Ju mund dhe duhet ta bëni vendin tone te dashur si gjithë Evropa!”- shkruan Zef Brozi
Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.
Të organizuar ata marshuan nga ‘Qyteti Studenti’ drejt qendrës së Tiranës. Ata u bënë iniciatorë e kthesës së madhe historike të vendit, duke u ngritur në protesta që sollën rënien e sistemit komunist dhe ardhjen e demokracisë.
Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike. Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.
Nuk e duam si gjithe Evropa. Por vetem si ajo perendimore.
Përgjigju