Homazhet në Tiranë

8 gra të vrara në 11 muaj! Protestë homazh në Tiranë

3 Dhjetor 2022, 17:59| Përditesimi: 3 Dhjetor 2022, 18:03

  • Share

Një protestë homazh, për të gjitha gratë e vrara është mbajtur këtë të shtunë në sheshin Nënë Tereza.

Një grup aktivistësh kanë kërkuar që kjo plagë e shoqërisë të trajtohet si emergjencë kombëtare, ndërsa thonë se deri më tani institucionet dhe roli i tyre ka dështuar. Protesta e kësaj të shtunë vjen edhe si solidaritet me vrasjen makabre të 35-vjeçares shtatzëne Hamide Gashi nga ish-bashkëshorti i saj në Prishtinë në dyert e maternitetit. Nga janari i këtij viti janë vrarë 8 gra në Shqipëri.

“Vrasja e grave nga burrat duhet të trajtohet si emergjencë kombëtare. Gjatë periudhës 1 janar-1 dhjetor 2022 kanë ndodhur 8 vrasje të grave dhe vajzave nga partnerë, ish-partner apo nga rrethi i ngushtë. Secila nga ne vijon të jetë e kërcënuar nga dhuna patriarkale dhe dështimi i institucioneve. Vrasja egrave nuk është krim pasioni, por femicid”, tha një protestuese.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?