Kultivimi i kanabisit në Berat, grave u kishin thënë se do vilnin ullinj, më pas i kërcënuan që të mos largoheshin! Paguheshin 5 mijë lekë dita

11 Nëntor 2022, 07:27| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 15:05

  • Share

BERAT- Një operacion anti-drogë çoi në zbulimin e një sere në Berat prej 8 dynymësh në të cilën kultivohej kanabis. Report Tv ka zbardhur emrat e 8 rojeve të arrestuar, të cilët ruanin me armë serën me kanabis. Në pranga kanë rënë pranga Jurgen Ujkaj, Bashkim e Edison Mema, Sidrit Bisha, Endrit e Blerim Xheka, Mirvaldo Disha e Samuel Lushaj. Gjithashtu janë arrestuar edhe dy prej grave që punon në sera, nënë e bijë Drita e Izmira Mema.

Report Tv ka sjellë edhe pamjet nga serat në Dronovic, të cilat ishin të ndara në katër pjesë, secila me një sipërfaqe prej 2 dynym. Në kontrollin e realizuar një ditë më parë nga policia është arritur të kapet një sasi prej 870 kg kanabis. Kjo ishte edhe sasia e fundit e kanabisit në sera, pasi pjesa tjetër ishte marrë disa ditë më parë.Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe 700 arka të mbushura me bimë narkotike kanabis në proces përpunimi.

Gazetarja e Report Tv, Mimoza Sinanaj raporton se po merren në pyetje 95 gratë që u shoqëruan një ditë më parë, si edhe 9 burrat e arrestuar, 8 rojet dhe Hamdi Dyli, pronari që i kishte lënë serat me qira. Për 26 gratë e arrestuara ka përfunduar marrja në pyetje. 

95 gratë nga Fushë-Kruja dhe Lezha, nuk ishin punëtore të zakonshme. Ato ishin mashtruar nga grupi kriminal se do të vilnin ullinj. Kur panë tjetër realitet, gratë u kërcënuan se do i vrisnin familjarët dhe në krye të tyre për t’i ruajtur ishin Drita dhe Izmira Mema 2 gra organizatorë të rrjetit. Gratë qëndronin ditë e natë në serën e shndërruar edhe në hotel dhe familjarë u thonin se do ktheheshin kur të mbaronin me mbledhjen e ullinjve. Me 5 mijë lekë pagesë ditore për punën me kanabisit, gratë e kërcënuara nga 16 në 65 vjeçe kishin zgjedhur të heshtnin. Pas kontrollit të ushtruar nga policia në çantat e tyre u gjendën sasi të konsiderueshme parash.

Disa prej anëtarëve të grupit, kryesisht rojet, të kërcënuar ashtu si gratë, para familjarë justifikoheshin duke thënë se punonin në Mal të Zi si ustallarë në ndërtim. Ata u kapën në flagrancë në ditën e fundit të punës. Policia kishte informacion për aktivitetin kriminal prej një muaji, ndërsa sipas tyre, nuk ka indicie të përfshirjes së efektivëve blu në këtë aktivitet, ndërsa është ende në kërkim organizatorit që kultivonte lëndët narkotike, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Të arrestuarit:
1-Jurgen Ujkaj
2-Bashkim Mema
3-Sidrit Bisha
4-Endrit Xheka
5-Edison Mema
6-Mirvaldo Disha
7-Hamdi Dyli, pronari që kishte lënë me qira serat.
8-Blerim xheka
9-Samuel Lushaj
10- Drita Mema
11- Izmira Mema

Gratë e punësuara:
1-Fatmira Zaja
2-Dëshire Hoxha
3-Honke Farruku
4-Besnike Tartari
5-Hajrie Dika
6-Flora Kodheli
7-Lumturie Toshi
8-Diana Meta
9-Mimoza Doku
10-Sadie Gjana
11-Fatmire Tota
12-Mihane Marku
13-Afërdita Cani
14-Behije Hasa
15-Rrushie Cuku
16-Fatmire Marku
17-Valentina Disha
18-Elida Disha
19-Lule Luka
20-Rudije Halili
21-Mirushe Bardholi
22-Enkeleda Bardholi
23-Bukurie Bardholi
24-Vera Sala
25-Nurie Hysenaj
26-Shyrete Hysenaj
27-Laureta Stafa
28-Blerina Likmetaj
29-Dashurie Sinaj
30-Afërdita Hasa

Ora 10:35
‘Do vilni ullinj’, si u morën gratë për të punuar në serat e kanabisit në Berat, dy të arrestuarat i mbajtën ‘peng’, s’u lejohej t’i tregonin familjarëve se ku ishin

 

Report Tv ka mësuar se gratë të cilat punon në serat e kanabisit ishin marrë nga zonat në veri të vendit duke iu thënë se do të punonin për të vjelë ullinj.

Pasi janë dërguar në Dronovicë ato janë kërcënuar nga dy të arrestuarat Drita dhe Izmira Mema që të mos largohen dhe të vazhdonin punën pa u treguar të afërmve.

Gratë do të qëndronin deri në përfundimin e plotë të punës dhe do ktheheshin po natën. Nuk u ishte treguar as vendi ku ndodheshin emri fshatit. Edhe kur komunikonin me të afërmit duhet të thonin që vjelin ullinj. Ndësa një pjesë e djemve thonin se punonin në Malin e Zi si ustallarë në ndërtim. Por pikërisht në përfundim të punës ditën e fundit janë kapur në flagrancë duke paketuar dorën e fundit.

Ndërsa inspektorët e hetimit po punojnë për kapjen e organizatorit të kësaj veprimtarie.

Ora 10:06
Serat me kanabis në Berat, policia jep detaje: U gjetën 8 thesë të mbushura me boçe kanabisi! 700 arka gati për kultivim

 

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për operacionin e zhvilluar në fashtain Dorovicë në Berat, ku u zbuluan disa sera të mbjella me kanabis. Sipas policisë janë arrestuar në flagarncë 11 persona, ndërsa janë sekuestruar 3 armë zjarri, 2 pistoleta, dhe 1 automatik kallashnikov. Policia thotë se janë sekuestruar 870 kg lënndë nartoktike si dhe 700 arka të mbushura me bimë narkotike kanabis, në proces përpunimi.

'Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Neritan Nallbati dhe prokurorët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, deklaratë për shtyp, për megaoperacionin policor të koduar “Stuhia”, të zhvilluar në Berat, ku u sekuestruan 870 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, 3 armë zjarri dhe sende që shërbenin për përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike, si dhe u vunë në pranga 11 shtetas.

Përshëndetje, 

Jam sot këtu, së bashku me prokurorët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat Albiona Papajani, Eni Çulli dhe me kolegët e mi, me qëllim informimin e publikut, në lidhje me një megaoperacion policor, në qarkun e Beratit.

Siç jeni në dijeni nga komunikimet e përditshme, strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, vijojnë kontrollet e pandërprera të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i  punës hetimore dhe profesionale, të kryer nga Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mbështetur dhe me inteligjencë informative, rezultoi se në territorin e fshatit Rërëz, në disa sera në pronësi të shtetasit H. D.,  kryhej procesi i përpunimit të bimëve narkotike, të kultivuara më parë në këtë zonë.

Bazuar në informacionet e grumbulluara, në orët e para të mëngjesit të datës 10.11.2022, nga Drejtoria kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, me mbështetjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, u finalizua megaoperacioni policor i koduar “Stuhia”. 

Nga finalizimi i këtij megaoperacioni, në territorin e fshatit Rërëz, u lokalizuan serat për të cilat Policia e Shtetit dispononte informacion se brenda tyre kryhej procesi i përpunimit të bimëve narkotike, si dhe ambalazhimi i lëndës narkotike.

Shërbimet e Policisë kanë kapur në brendësi të serave, dhe kanë arrestuar në flagrancë 11 shtetas të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale, konkretisht:

- H. D., 36 vjeç (pronari i tokës ku ishin vendosur serat), E. Xh., 30 vjeç, B. Xh., 42 vjeç, S. L., 22 vjeç, J. U., 23 vjeç, M. D., 24 vjeç, S. B., 27 vjeç, B. M., 48 vjeç dhe E. M., 20 vjeç, D. M., 43 vjeçe dhe I. M., 25 vjeçe.

Nga veprimet operacionale të kryera nga shërbimet e Policisë, në kushtet e flagrancës, shërbimet gjetën dhe sekuestuan edhe 3 armë zjarri, konkretisht 2 pistoleta dhe 1 kallashnikov, të cilat i posedonin shtetasit e arrestuar, B. Xh., H. D. dhe J. U.

Në ambientet e brendshme të serave janë gjetur disa shtetase, nga zonat periferike të Tiranës, të cilat kryenin përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike kanabis. 

Këto shtetase janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme hetimore, me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, nxjerrjen e përgjegjësive dhe evidentimin e rolit të secilës prej tyre në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të këtij megaoperacioni, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të serave dhe sekuestruan në cilësinë  provës materiale, 

•    700 arka të mbushura me bimë narkotike kanabis, në proces përpunimi dhe 

•    8 thasë të mbushur me boçe kanabisi, me peshë totale rreth 870 kilogramë lëndë narkotike. 

Gjithashtu, nga kontrolli ne brendësi të serave, janë gjetur dhe sekuestruar mjete të ndryshme që shërbenin për përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike, 4 automjete dhe një numër i madh aparatesh celulare të shtetasve të arrestuar, si dhe të shtetaseve të cilat u gjetën në sera, duke përpunuar bimët narkotike.

Nga veprimet e para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit, rezulton se këto sera kanë shërbyer për prodhimin dhe përpunimin e bimëve narkotike, si dhe për ambalazhimin e lëndës narkotike, me qëllim trafikimin e saj.

Për hetimin e plotë të këtij rasti është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i kryesuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, me specialistët e Drejtorisë kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Vijojnë veprimet e thelluara, nga grupi i posaçëm hetimor, për këtë megaoperacion dhe për arsye hetimore, nuk mund të bëjmë me dije, detaje të tjera rreth këtij megaoperacioni.

Policia e Shtetit është e vendosur për të parandaluar dhe goditur krimin në përgjithësi dhe krimin e organizuar në veçanti, duke bashkëpunuar ngushtësisisht me agjencitë ligjzbatuese, si dhe duke u mbështetur fuqimisht te aleatët tanë kryesorë që janë qytetarët, ndaj vazhdimisht i ftojmë qytetarët që të vijojnë të mbështetin edhe më shumë Policinë e Shtetit, e cila është çdo ditë në shërbim të sigurisë së komunitetit.'- njofton policia.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dordomusi: 11/11/2022 09:35

    O ne Drenovice jo kesaj sere nuk i afrohesh dot por as ne fshat nuk futesh dot nqs nuk ke njohje…jane fuqizuar shume financiarisht vitet e fundit dhe sa per te fortin e zones e njohin te gjithe kush eshte, pyesni deputet e zones per me teper.

    Përgjigju
  • BBC: 11/11/2022 09:11

    Fshataret albanez rraca me e peshtire e planetit

    Përgjigju
  • Erik: 11/11/2022 07:51

    Si ka mundesi te ndertosh dicka te tille madhore pa marre parasysh riskun e dekonspirimit? Mban 80 gra ne pune te ardhura kryesisht nga zona te tjera te Shqiperise pa patur friken se dikush nuk do flase apo nuk do vije ere gjithe ky organizim?

    Përgjigju
    • Rjtk: 11/11/2022 08:56

      Kur ke garanci nga dikush lart fare e ben kete.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?