TIRANË- Grigels Muçollari, ish-sekretar i përgjithshëm i FRPD-së, është i mendimit që Lulzim Basha nuk duhej të thirrej në Prokurorinë e Tiranës si dëshmitarë për 8 janarit, por si i pandehur. në 'Sot Live në Shqipëri' në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu, Muçollari akuzon Bashën si një njeri që lka marrë njerëz me të shkuar kriminale, e ndërsa pretendon se nga ana e mbështetësve të Berishës nuk ka pasur dhunë.
"Unë mendoj qe duhet të thirrej si në dëshminë e të pandehurit, Komisioni i Rithemelimit thirri një protestë dhe ato ishin në të drejtën për të protestuar, ama marrja e njerëzve dhe futja në seli e njerëzve të dënuar, ish të dënuar, në kërkim dhe organzimi i tyre për akte të dhunshme, ishte tentativë vrasjeje, qarravitje dhe lojëra politike që prokuroria është me Berishën, Prokuroria nuk mban një qëllim të drejtë", tha Muçollari.
Në një kohë kur PD-ja ka nisur një fushatë për të demaskuar dhunën e ushtruar në protestën e 8 janarit, Muçollari i ka quajtur qesharake videot ku etiketohen protestuesit si "kriminelë", e ndërsa tha se qëllimi nuk ishte për të marrë zyrën e Bashës. Madje ai thotë se ishin të gatshëm që t'ia linin zyrën për fraksionin e tij.
"Producenti Basha na nxjerr si grup kriminal, por është qesharake. Video qaravitëse me disa anëtarë që kanë pranuar të jenë protagonistë të një mashtrimi të madh, protesta nuk erdhi si një zgjidhje e menjëherësh,e ne ndoqëm një proces politik, erdhi 'Foltorja' kërkesa për të çuar në Kuvendin e 11 dhjetorit, morëm vendime dhe më pas pasi pengmarrësit e shtëpisë blu nuk na pranonin në shtëpinë tonë shkuam në protestë. Nuk ishte qëllo, që të nxirrnim Bashën nga zyra, nuk e përjashtuam Bashën, nëse do e kishte aq të shtrenjtë atë zyrë ishim të gatshëm që t'ia linim atë zyrë për fraksionin e tij", u shpreh Muçollari.
Për të treguar që Basha nuk është një kryetar që e çon partinë në fitore, Muçollari tha se ai në 25 prill i kishte vërë llogaritë, aq sa nëse drejtuesit politik do të realizonin 100% tagrin maksimal të vendosur nga kryedemokrati, sërish dilnin të humbur.
"Jam një nga drejtueset e shtabit, dhe na vendosi në target Basha për votat e marra dhe ishte diku te 17 mijë vota për PD, dhe ne shkuam 22 mijë vota, por çfarë ndodhi me targetin që kishte vendosur Basha ne dilnim humbës, ç'është ky njeri që vendos target humbës, në rastin më të mirë ka bërë llogaritë gabim, kjo është qesharake që bëhet edhe me qesharake nëse ke disa humbje radhazi", tha ai.
Në fund, prezantoi edhe hapat që pritet të ndjekin mbështetësit e Berishës duke hequr të gjitha mundësitë e negociimit.
"Rithemelimi i pluralizmit politik, do rioganizojmë zgjedhje në të gjitha nivelet, në varësi të zhvillimeve mund të organizojmë protesta, por qëllimi ëshë ringritja e njerëzve në protesta kundër qeverisë, ai është njësh me Bashën. Nëse negociojmë me Bashën, po negociojmë dhe me Ramën. Dil votohu", përfundoi Muçollari në Report Tv.