8 Janari në optikën e dy demokratëve kundërshtarë! Protestuesi Albano Stolaj: U futëm në ‘kurth’, Basha kishte skemë! Anëtari i Kryesisë së PD: Xhamat më fluturuan mbi kokë

13 Janar 2022, 16:29| Përditesimi: 13 Janar 2022, 17:20

  • Share

“Ditë e zezë për demokratët”

Kështu e nis rrëfimin e tij për ato që ndodhën më 8 janar në selinë e Partisë Demokratike, Albano Stolaj, një prej protestuesve të ndaluar për shkak të dhunës para selisë blu.

Për Report Tv Stolaj tregon momentet nga nisja e protestës, shoqërimin e deri te 90 orët në qeli bashkë me 33 të tjerë.

“Protestuesit u futën në kurth nga dyert e blinduara, ishte një skemë e mirëmenduar. Nuk u ndalova direkt, isha pas protestës me familjen duke ikur për shkodër, më morën në telefon dhe më thanë që të kërkon policia, u ktheva dhe shkova në komisariat. Më thanë do rrish 3 ditë brenda, akuza se kisha dhënë intervistë, më thanë ja ke qenë në protestë. Ishin orë tmerri.

Protestës para PD do t’i bashkohet sërish, por kësaj here ai kërkon një tjetër qasje.

“Protesta duhet, por jo si 8 janari. Pa akte dhune, të rrethojmë selinë, të rrimë këtu”, thotë ai.

Sekretari për çështjet zgjedhore në degën 5 të PD, një pikëpyetje ngre se cila do të jetë e ardhmja e demokratëve.

“Nuk e di si do të na kërkojnë sërish Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi të punojmë sërish bashkë. Nuk është PD kjo, po shkon drejt tkurrjes”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër Partia Demokratike, publikoi sot rrëfimin e një tjetër anëtari të Kryesisë që gjendej në katit e dytë të godinës blu, teksa protestuesit e kishin rrethuar atë nga të gjitha anët. Ai tregon se si i fluturonin xhamat mbi kokë.

“Unë isha në sallën e mbledhjes bashkë me kolegët e mi kur filluan të fluturonin gurët dhe xhamat në kokën tonë. U ngjitëm nëpër shkallë në katin e mësipërm për t’u mbrojtur nga tullat dhe nga xhamat”, shprehet Gazment Koduzi. 

8 Janari u bë rasti i parë në historinë e pluralizmit kur anëtarë të një partie, protestuan nën drejtimin e ish themeluesit para selisë së vet për të larguar kryetarin. Pavarësisht atij momenti, Basha dhe Berisha duken ende shumë larg arritjes së një zgjidhje.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qobani: 13/01/2022 17:15

    Dal nga dal erdhum në shkalltë e Sojit te pasqyrja,hala ashtë rruga e gjat me mrri tek soji i NJERIUT

    Përgjigju
  • Shaqo: 13/01/2022 16:48

    Po dy vhet me pare kur fluturonin mbi kokat e policise tek parlamenti, te dukeshin normale? Apo atehere s'te benin pershtypje, se nuk jane tanet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?