Albana Vrioni, Drejtuese e transformimeve organizative dhe aktiviste për të drejtat e grave theksoi në emisionin 'Përballje' se mentaliteti patriarkal në Shqipëri ndryshohet duke fuqizuar ekonomikisht gratë. Sipas saj kjo është çështja më urgjente që duhet adresuar në ditën ndërkombëtare të gruas.
"Atje ku ka rritje forcim te ekonomisë, dhuna ka zbritje. Sepse dhuna është e lidhur me mungesë tolerance të ndjesisë të mospasjes, të rrezikut të mbijetesës. Dhuna është e shprehur prej një ndjesie të fortë të mospasjes. krijimi i mundësive ekonomike është gjëja më urgjente. Por ne kemi hendek shumë të madh në këtë drejtim. Për progresin e gruas dhe për të ndalur dhunën ndaj grave, është urgjente fuqizimi i saj, që ajo të ndjehet dinjitoze dhe burrat të kuptojnë se ka kapacitetet dhe mundësitë të drejtojë të ardhmen e saj. Jemi shoqëri patriarkale nëse duam ta ndryshojmë këtë mendësi duhet fuqizuar ekonomikisht gruaja. Asnjë qeveri nuk ja del pa mbështetur strukturat ekonomike, kështu edhe asnjë grua nuk ja del dot pa qene e fortë ekonomikisht."-tha Vrioni.
Vrioni, aktualisht jep konsulencën e saj për institucionet e Bashkimit Evropian në Bruksel. Ajo thotë se rruga drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë, sidomos në fillimet e saj në vitet '90 kur është përballur me paragjykimet për shqiptarët, por kjo nuk e ka ndalur.
"Kur jam larguar nga Shqipëria ka qenë periudha e ndryshimeve të mëdha në vendin tonë. Kur u prezantova si shqiptare, drejtuesi i një kompanisë të madhe belge ai më tha: Unë sot nuk jam i armatosur. Përgjigja ime ishte: Është dita juaj me fat as unë nuk jam. Në një tjetër kompani komenti ishte se shqiptarët nuk njihen shumë, por e njohim për prostitucionin. E vetmja përgjigje që mund të jepja për të mos hyrë në debat, ishte: Ka ofertë atje ku ka kërkesë. Unë si shumë shqiptarë jemi gjendur para këtij paragjykimi për shqiptarët, por nëse shohim përpara gjithnjë ja del."-tha aktivistja shqiptare në Bruksel.
Lajmi kryesor:
‘8 Marsi’, gazetari Tanini: Më trishtojnë gratë që gëzojnë sikur kanë dalë nga foleja milingonave, në vend që të protestojnë
G.K//ReportTv.al