Anila Onjea, ka zgjedhur që për 8 mars mos të festojë, por të bëje atë që e lumturon çdo ditë. Të prezantojë dhe shesë produktet e saj artizanale me guacka.
Këtë punë e ka bërë që prej 20 vitesh, do të jetë e pavarur dhe të fitojë të ardhura për të krijuar një jetë të mirë për veten dhe familjen.
“Anila Onjea, vijmë nga qyteti i Sarandës. Eksperienca jonë është 20 vite më parë. Puna guacka ishte një pasion. Duke qenë se jemi në anë të detit dhe më pëlqenin punimet me guacka. Kam pasur shitje dhe klientët që më takojnë, prap zgjedhin të blejnë. Kam pasur sukses. Gjatë verës ne jemi në shëtitoren e Srandës. Gjithashtu jemi edhe në panaire edhe jashtë Shqipërisë”.
Pasionin e saj për të krijuar objekte apo bizhuteri me guacka që i mbledh bregut të detit në Sarandë, po e ndjekin dhe bashkëshorti dhe dy djemtë.
“Punojmë me bashkëshortin dhe bashkë me dy djemtë. Të ardhurat tona sigurohen nga kjo punë. Mbledhim guacka, punojmë, bëjmë punë dhe direkte. Bizhutë ecin gjatë sezonit të verës. Përveç këtyre që prezantojnë, klientët këshillojnë. Besnik janë dhe shqiptarët, por dhe të huajt. Nuk është se kemi çmime shumë të shtrenjta, lodhjen, punimin. Për djemtë nuk është aspak inponim. Duke qëndruar pas nesh, ndoqën këtë pasion. I sheh gjithë kohës në tavolinë duke punuar”.
Në ditën ndërkombëtare të gruas, aktivitete dhe marshime në formë proteste në të gjithë vendin. Në Elbasan, ku rreth 290 gra gjatë 2023 dhe këtyre muajve të parë të 2024 kanë denoncuar dhunën, qytetarë dhe shoqëria civile njëzëri kërkuan respektimin e të drejtave të grave në vendin tonë.
Aktivitete sensibilizuese pati edhe tek Pazari i Ri në kryeqytet, ndërsa nuk munguan as mesazhet frymëzuese.
“Impakt personal ishte kur unë do bëhesha nënë dhe mësova që do kem vajzë. Kur bëhesh nënë reflekton komplet në dimensione të reja”
“Unë jam Linda. Nëna ime më ka dhënë një mesazh. Sido që të vije, dorën mos ja shtri askujt. Edhe sot e kësaj dite është realiste. Të gjithë ata që kanë zë të rrisim pjesën e vetëbesimin. Është në rregull të kesh atë botën tënde të vogël, është në rregull edhe ke atë punën 8 me 5. Le të shtohen ato gratë që ja zgjasin dorën njëra tjetrës”.
As këtë 8 mars nuk mungoi instalacioni i këpucëve të kuqe, si shenjë revolte ndaj dhunës ndaj grave.