8 marsi i grave afgane nga qendra e tyre në Shëngjin të Lezhës, Komuniteti afgan sjell në kujtesë vështirësitë e bashkëkombësve të tyre nën pushtetin taleban

9 Mars 2022, 10:00| Përditesimi: 9 Mars 2022, 10:38

  • Share

LEZHË"Refleksioni në përkujtim të miliona grave, që vijojnë të jenë pa rrugë zgjidhje nën pushtetin e talebanëve". Kjo ishte tema e aktivitetit të organizuar në Lezhë nga Komuniteti Afgan i vendosur në Shëngjin, duke sjellë në kujtese vuajtjet dhe vështirësitë që vazhdojnë të përballen bashkëkombaset e tyre që ndodhen ende në Afganistan. Duke iu referuar Ditës së Ndërkombëtare të Gruas, organizatorët thonë se 8 marsi është një ditë mjaft e veçantë për femrat Afgane, pasi në vendin e tyre nuk u lejuan të kërkonin të drejtat që ju takojnë dhe u përballen me një situatë mjaft të vështire për shkak të luftës.

"Kjo ditë është shumë e rëndësishme, sidomos për këta gra nga Afganistani të cilët pikërisht po luftojnë dhe janë largu nga vendi i tyre, pasi nuk kanë rënë dakord me rregullat që janë vendosur. Kanë vuajtur shumë dhe kjo është një ditë shumë e rëndësishme. Jemi në fazën ku ekziston barazia nëse je grua e do të festosh, apo nëse do vazhdosh të protestosh për të drejtat.  Mendoj se ekziston diçka që të gëzosh për ditën e gruas dhe normalisht që duhet të ketë një ditë e cila festohet për femrën në saj të asaj që ata kanë kaluar dhe akoma po kalojnë nëpër bote, nëpër luftëra e vështirësi të tjera dhe që nuk kanë akoma të drejta. Mendoj që duhet të festohet në këtë ditë" , tha Zafar jaamay, drejtori i Programit.

Këshilltarja e Bashkisë Lezhë Klaudia Ndreshaj tha se këto gra duhen të shembull për gratë dhe vajzat shqiptarë.

"Këto gra duhet të jenë shembull sepse pavarësisht çdo lloj dhune, akoma kanë forcë të zgjohen në mëngjes dhe të vazhdojnë jetën e tyre", tha ajo.

Në këtë aktivitet u fol dhe për rolin dhe emancipimin e gruas afgane dhe vlerat qe ato mbartin për shoqërinë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?