Politikë

8 Marsi/ Rama: Burrat në fushë që të mbledhin mandate, gratë në listë të mbyllur! Berisha me rraqe mashkullore, e vetmja 'madhështi' mustaqet e Gjuzit (VIDEO)

8 Mars, 11:08| Përditesimi: 8 Mars, 17:04

  • Share

TIRANË- Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 mars, kryeministri Edi Rama vlerësoi rolin dhe kontributin e tyre në shoqëri. Kreu i qeverisë tha se vajzat dhe gratë janë të përfshira në të gjitha nivelet e vendimmarrjes dhe kjo është meritë e Partisë Socialiste.

“Sot ka shumë më tepër vend për gratë dhe vajzat në të gjitha nivelet e vendimmarrjes por dhe hapësirat e jetës aktive, kjo i detyrohet në radhë të parë një emri të vetëm PS”, tha Rama.

Votën ua kërkoi më 11 maj, duke thënë se do jenë nikoqire të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Sa i takon listave, të cilat më 12 mars duhet të dorëzohen në KQZ, kryesocialisti Rama tha se në fushë do të hedhin burrat që të mbledhin mandate. Ndërkohë, në lista të mbyllura do ketë gra e vajza, por edhe djem të rinj që do i bashkohen PS.

"Ne burrat, ata që kanë marrë mandate nga PS, do t'i hedhim në fushë që meritojnë mandate. Ndërsa gratë do t'i ndajmë në dy pjesë, gratë që do të jenë nikoqiret e gjithë këtij procesi të 4 viteve të ardhshme dhe që do ta marrin përfaqësimin e PS me mbështetjen e gjithë ne në pjesën e mbyllur të listave dhe vajzat që do jenë pjesë edhe listave të hapura. Në listat e mbyllura do kemi djem, vajza, gra që janë forca e të resë, forca e gruas, forca e një Shqipërie që shikon përtej 2030”, tha Rama.

Nuk la pa ironizuar koalicionin e Berishës, "Alenaca për Shqipërinë Madhështore" kur tha se janë mbledhur rraqet mashkullore dhe e vetmja gjë madhështore aty janë mustaqet e Kujtim Gjuzit.

“Kanë grumbulluar rraqet mashkullore të Shqipërisë në emër të një madhështie që Zoti e di se ku është. Gjëja më madhështore që unë shoh në atë janë mustaqet e Kujtim Gjuzit. Aty e keni kartëvizitën e madhështisë se asaj bauleje me rraqe, ne do kemi një qaje krejt tjetër”, tha Rama.

Duke theksuar se PS është forca që votohet më shumë nga gratë, Rama u bëri thirrje që më datë 11 maj burrat demokratë t’i lënë në shtëpi.

“Do të përsëris thirrjen për gratë që kanë burrat demokratë, burrat mbajini në shtëpi më 11 maj, jo fëmijët për të shkuar në shkollë”, theksoi Rama.

Me ironi komenton edhe thirrjen qesharake të Berishës që fëmijët të mos shkojnë në shkollë për të mbrojtur TikTok, duke thënë se mendja i ka ikur për terital.

Ora 12:04
‘Gjuzi, figura më domethënëse në shportën e karavidheve’, Rama: Drejtësia garantohet edhe njëherë me hyrjen në BE! Nuk varet nga një buf kënete që thotë se do shkrijë SPAK (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama thotë se me hyrjen në BE, drejtësia e pavarur në vendin tonë garantohet edhe njëherë. Në takimin me gratë dhe vajzat për 8 Marsin, shefi i qeverisë tha se drejtësia nuk do të varet nga Sali Berisha, të cilët i referohet si “buf kënete”, i cili ka thënë se do të shkrijë SPAK.

“Vendosëm të dorëzojmë te drejtësia shpatën që kishte mbajtur qeveria. Janë burgosur nq Shqipëri, pushkatuar dhe varur ministra por ka ndodhur sepse ka ardhur urdhri nga lart. Ne shpatën e ndëshkimit ia dorëzuam drejtësisë. Që do të thotë se duke hyrë në BE, është e dyta gjë që garantohet njëherë e përgjithmonë dhe nuk varet se del një buf kënete dhe thotë se do të shkrijë SPAK, apo se dalin speciet bashkë dhe premtojnë se me votën që do marrin do të kthejnë pas reformën në drejtësi, edhe Shqipërinë. Fati i vendit nuk varet nga çfarë i teket njërit apo tjetrit. E treta pse duhet të hyjmë tani në BE është se standardet e bashkëjetesës janë të garantuara. Ju jeni ato që mbajnë shtëpinë, nuk e mbajnë burrat. Ata japin kontributin e tyre. Kur të hyjmë në BE ne jemi vend përfitues. Pra, momenti që hyjmë në BE, përveç buxhetit nga të ardhurat dhe taksat dhe pak ndihma, do të keni buxhet tjetër që do të jetë buxheti i vendit përfitues dhe këtë do ta kemi sapo të bëhemi anëtarë të BE. Parafytyroni që të gjitha këto t’i vësh në diskutim për mustaqet e Kujtim Gjuzit. Gjuzi është figura më domethënëse dhe mustaqet e tij janë e vetmja gjë madhështore në atë shportë karavidhesh, mbeturinash të historisë dhe produktesh të një kënete që nuk i është ndarë vendit.”, u shpreh Rama.

Më tej, Rama pati edhe një thirrje për gratë për të votuar më 11 Maj.

“Kam shumë besim dhe pres shumë nga ju që në 11 Maj të arrijmë fitoren e 10 radhazi. Jo thjesht fitoren e 10 se ajo nuk diskutohet, pro fitoren me notën 10. Jini krenarë për çfarë kemi bërë dhe kini besim për çfarë do të bëjmë akoma.”, shtoi kryeministri.

Ora 12:02
Rama thirrje grave: Më 11 maj burrat demokratë mbajini në shtëpi, jo fëmijët për të mos shkuar në shkollë (VIDEO)

 

Në një takim për 8 marsin, Rama u bëri thirrje grave që të mbajnë në shtëpi burrat demokratë më 11 maj dhe jo fëmijët që mos të shkojnë, duke ironizuar thirrjen qesharake të Berishës.

Do të përsëris thirrjen për gratë që kanë burrat demokratë, burrat mbajini në shtëpi më 11 maj, jo fëmijët për të shkuar në shkollë. Se me tifozllëkun e tyre ata janë në gjendje të marrin në qafë veten, se s’na bëjnë ndonjë dëm te madh, po të marrin në qafë edhe fëmijët edhe familjen edhe vendin. Por vendit nuk kanë çfarë i bëjnë se shumica dërrmuese do të votojë për të çuar Shqipërinë në BE.

Ora 11:50
Berisha protestë për mbylljen e TikTok ditën e masakrës së Gërdecit, Rama: I ka ikur mendja për terital, thirrja që fëmijët mos të shkojnë në shkollë lajthitje (VIDEO)

Një lajthitje e quan kryeministri Edi Rama thirrjen qesharake të Sali Berishës ku i kërkoi fëmijëve që të mos shkojnë në shkollë për të mbrojtur mbylljen e TikTok. Nga një takim me gratë dhe vajzat për 8 mars, kryeministri Rama shtoi se kërkesa e kreut të PD tregon se sa rreziqe mund të sjellë një “mendje e ikur”, siç e cilësoi ai. 

Me ironi duke komentuar koalicionin e Sali Berishës, Rama tha se fëmijët u ftuan nga Kujtim Gjuzi që të bojkotojnë shkollën. Një thirrje e pati  për gratë, duke u thënë se më 11 maj duhet t’i mbajnë në banesë burrat demokratë dhe jo të fëmijët që mos të shkojnë në shkollë për mbylljen e TikTok.

Pas vendimit të qeverisë për të mbyllur këtë aplikacion për të mbrojtur të rinjtë dhe fëmijët, Berisha ka thirrur më datë 15 mars, ditën kur shënohen 17 vite nga masakra e Gërdecit.

“Një thirrje për të gjithë fëmijët për të mos shkuar në shkollë. U ftuan nga Kujtim Gjuzi që të mos shkojnë në shkollë dhe prindërit që të mos i lënë fëmijët të shkojnë në shkollë dhe të shfaqin madhështinë e marrëzisë për të protestuar se pse do të mbyllet TikTok. Kjo është një mënyrë që nuk ka nevojë për asnjë koment, argumentim, fjalë më tepër, por që në vetvete iu thotë në radhë të parë të gjitha nënave, socialiste apo demokrate, me parti apo jo, në Shqipëri, Greqi…që nga çfarë duhet të ruhen në 11 maj dhe çfarë duhet të kenë parasysh me 11 maj se në 11 maj kush voton duhet të ketë parasysh se ka në dorë të bëjë dy gjëra, ose t’i japë mbështetje Shqipërisë për të vazhduar negociatat me BE në një kalendar super ambicioz që mbyllet në 2027, ku 1 mijë veta, shumica gra, edhe procesin e anëtarësimit tonë e drejtojnë dy vajza, pra 1 mijë veta që janë ulur atje dhe nuk duhet të humbin asnjë minutë, ose votën ta përdorim për ta hedhur në kënetë.

Kjo është shumë e qartë. Lajthitja e madhe e thirrjes për të mos shkuar në mësim dhe prindërit për t’i mbajtur fëmijët në shtëpi sepse do të mbyllet TikTok tregon se sa rreziqe të tjera mund të presim nga një mendje e ikur për terital. Unë besoj në radhë të parë te qetësia dhe mençuria e grave. Unë jam shumë krenar për këtë. Nuk është e rastit se PS e votojnë më shumë gratë sesa burrat.”, tha Rama.

 

Ora 11:46
Rama: Nëse në Shqipëri do votonin vetëm gratë, PS do merrte 90 mandate! Burrat janë tifozë skandalozë (VIDEO)

Nëse në Shqipëri do të votonin vetëm gratë, kryeministri Rama thotë se PS do merrte 90 mandate.

"Besoj shumë në radhë të parë tek cilësia dhe mençuria e grave, nuk është e rastit dhe unë jam krenar për këtë. Nuk është e rastit që PS e votojnë më shume gra se sa burrat. Nëse do votonin vetëm gratë në Shqipëri ne do merrnin 90 deputetë. Këto janë shifrat. Dhe të them të drejtën nëse duhet zgjedh mes votës së një gruaja dhe të një burri, unë them votën e gruas. Sepse është më shumë se sa një votë, është një vendim. Gratë nënat nuk janë tifoze, burrat janë tifozë, janë skandalozë. Gratë janë nëna, motra, bija që kanë të lindur brenda vetes kujdesin për atë që vjen nesër. Gratë e ndërtojnë fatin", tha Rama. 

Ora 11:44
Rama me gratë, ironizonin koalicionin e Berishës: Kanë grumbulluar rraqet mashkullore, gjëja më madhështore që shoh aty janë mustaqet e Kujtim Gjuzit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ironizon koalicionin e Sali Berishës në takimin me gratë për 8 mars.

“Kanë grumbulluar rraqet mashkullore të Shqipërisë në emër të një madhështie që zoti e di se ku është. Gjëja më madhështore që unë shoh në atë janë mustaqet e Kujtim Gjuzit. Aty e keni kartëvizitën e madhështisë se asaj bauleje me rraqe ne do kemi një qaje krejt tjetër. Ne burrat, ata që kanë marrë nga PS mandate do t’i hedhim në gushë që meritojnë mandate, ndërsa gratë do ti ndajmë në dy pjesë, gratë që do të jenë nikoqiret e gjithë këtij procesi të 4 viteve të ardhshme dhe që do ta marrin përfaqësimin e PS me mbështetjen e gjithë ne në pjesën e mbyllur të listave dhe vajzat që do jenë pjesë edhe listave të hapura. Në listat e mbyllura do kemi djem, vajza. Gra që janë forca e të resë, forca e gruas, forca e një Shqipërie që shikon përtej 2030. Në të gjithë pjesën tjetër të skuadrës do të përfshijmë eksperiencat dhe të burrat luftëtarë do të jenë aty për të fituar në territor vota për PS”, tha Rama.

Ora 11:33
Rama për 8 Marsin: Gratë në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, kjo është meritë e PS (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, në një takim me gratë dhe vajzat me rastin e 8 Marsit, tha se gruaja është ekuilibri i shtëpisë. Kreu i qeverisë tha PS ka bërë një progres të jashtëzakonshëm duke i dhënë hapësirë rolit të gruas në shoqëri. 

“Duke iu parë të gjithave këtu po mendoja se çfarë do të ndodhte me burrat dhe çfarë do të ndodhte me djemtë tuaj nëse ju për një muaj nuk do të ktheheshit në shtëpi. Por për një javë, po imagjino për një muaj. Në fakt, kjo është në mënyrë të thjeshtë  e vërteta e ekuilibrit të çdo shtëpie që pa gruan është pa çati dhe e vërteta e ekuilibrit të çdo shoqërie siç është edhe shoqëria jonë që nëse sot ka shumë më tepër vend për gratë dhe vajzat në të gjitha nivelet e vendimmarrjes por dhe hapësirat e jetës aktive, kjo i detyrohet në radhë të parë një emri të vetëm PS. Një grua shqiptare që ju e keni dëgjuar të gjitha Elena Gjika thoshte se çdo shoqëri matet me vendin që i ka rezervuar gruas. Dhe nëse e matim Shqipërinë me vendin që i ka rezervuar gruas, mendoj se progresi në zgjerimin e hapësirës për gratë është pasqyrë kuptimplotë e vetë progresit që ka bërë Shqipëria dhe për këtë ne socialistët dhe socialistet shqiptare i kemi të gjithë arsyet të jemi më krenarë se gjithë të tjerët. Dhe duke vazhduar me Dora d'Istria, ajo thoshte së të luftosh për gratë, do të thotë të luftosh dhe fitosh edhe për burrat. “, u shpreh Rama.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • E DREJTA: 08/03/2025 14:01

    JE I MADH Z. EDI RAMA. ZOTI JU BEKOFTE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?