Ministrja Muzhaqi

8 Marsi, ministrja Muzhaqi mesazh ndryshe: Të jesh grua nuk është e thjeshtë

8 Mars, 15:05| Përditesimi: 8 Mars, 15:07

  • Share

Një mesazh ndryshe nga ministrja Bora Muzhaqi në Ditën e Gruas, që përqendrohet jo vetëm te kontributi dhe forca e madhe e grave në shoqëri, për edhe në nevojën për ndryshim mentaliteti dhe mesazhe më pozitive për vajzat dhe gratë.

Postimi i plotë i ministres Muzhaqi

Të jesh grua nuk është e thjeshtë.

Kur merret si e mirëqenë se punët e shtëpisë duhet t’i bësh vetëm ti,

Kur merret si e mirëqenë se për fëmijët duhet të kujdesesh vetëm ti,

Kur të thonë se duhet të zgjedhësh midis karrierës dhe familjes,

Kur të thonë se karriera e burrit është më e rëndësishme se e jotja,

Kur të thonë kujdes kur del natën vonë e kur kthehesh në shtëpi,

Kur të thonë kujdes çfarë vesh se mund të provokosh,

Kur të thonë që është okay të paguhesh më pak se kolegët burra,

Kur të thonë s’është punë për gra kjo,

Kur sa herë të dhunojnë, ti nuk je viktima por fajtorja,

Kur sa herë arrin diçka në jetë, të thonë se e ke fituar tjetërsoj,

E kur shumë e shumë të tjera merren si të mirëqena.

Kështu që, sot do doja të merrja një moment për të nderuar dhe reflektuar.

Për të nderuar, të gjithë gratë, dhe sakrificat e tyre për të rritur e edukuar fëmijët, për t’u kujdesur për gjyshërit, për ndikimin në shoqëri, e për t’u thënë faleminderit për kontributin e pashtershëm që japin për krijimin e një shoqërie më të drejtë.

Për të reflektuar, për çfarë ka bërë dhe çfarë mund të bëj gjithsecila nga ne, për të ndryshuar mentalitetin dhe mesazhet që u përcillen vajzave dhe grave.

Të gjitha ne, mund të jemi më të forta, duke mbështetur njëra-tjetrën, le të jetë sot dita që i buzëqeshim më shumë, i japim dorën, e ngremë lart shoqja shoqen.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?