Ashtu sikurse është traditë në Shqipëri, 8-Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet me urime, dhe dhurata. Teksa arsyet e urimeve janë të mëdha, këtë 8 Mars, në ditën e Gruas, organizata të shoqërisë civile në Elbasan organizuan një aktivitet ndërgjegjësues, për të drejtat e grave dhe për të kthyer koka pas për të gjitha ato gra që nuk jetojnë jo sepse fati e tyre e deshi, por e deshën duart e një burri.
"Megjithëse është bërë goxha punë për te drejtat përsëri situata sidomos ne Shqipëri njihet si është. Në vendimmarrje janë arritur disa rezultate por në fusha te tjera dhe në lidhje me dhunën që ushtrohet ndaj grave situata është shumë alarmante. Sipas të dhënave të OkB në Shqipëri në çdo tre gra 2 kanë përjetuar eksperienca dhune psikologjike, fizike apo seksuale. Unë mendoj që siç bëjnë gratë në gjithë botën duhet të ngrihemi për të kërkuar të drejtat tona", tha një grua.
"Përveç se 8 Marsi festohet një pjesë e nënave dhe motrave e kanë një beteje të përditshme. Nuk e mendojnë si festë por si një luftë të përhershme te gruas ndaj gjithë fenomeneve negative që cënojnë të drejtat dhe liritë e grave. Një grua bën me te mirën e saj kur ajo ështe e fuqizuar nepërmjet arsimimit të saj nepërmjet pavaresisë së saj", tha ajo.
Slogani për këtë vit për 8 Marsin është: Të gjitha gratë dhe vajzat, të jenë të lira, të pavarura, të kërkojnë të drejtat e tyre të garantuara me ligj si dhe të çlirohen nga mentaliteti patriarkal i së shkuarës.
"Kjo të jetë një ditë jo vetem sot por edhe në vazhdim që të mendojnë që kanë një grua në shpi, kanë një motër përjashta dhe ta respektojnë këtë njëri sepse është pjesë e domosdoshme e shoqërisë. Pa gra pa nëna pa motra nuk vazhdon dot jeta’, tha një tjetër.
"Ky 8 Mars na kujton se barazia nuk është një dhuratë por është një e drejtë. Dhe unë mesazhin tim do doja ta lidhja me lidhja me rolin e vajzave në shoqëri duke qenë që deri më sot një rëndësi më e madhe i është dhënë rolit të djalit. Në momentin që edukojmë një vajzë të fuqishme një vajzë që e mbështesim në të ardhmen e saj do të kemi një vajzë të fuqishme’, tha një vajzë.
Le të shërbej ky 8 Mars si reflektim për të gjitha ato gra që nuk u mbrojtën dot dhe sot u duhet treguar gjithë atyre që vuajnë nga dhuna, të tregohen të guximshme dhe të denoncojnë për të shpëtuar jetën e tyre.
Komente
