8 mijë banorë të fshatrave të Maliqit pa ujë më shumë se 10 vite, Topçiu: Kemi gati një projekt, presim financim

10 Mars 2020, 18:18| Përditesimi: 10 Mars 2020, 18:23

  • Share

8 mijë banorë të fshatrave Orman, Rrëmbec, Zëmblak dhe Burimas në bashkinë e Maliqit prej më shumë se 10 vitesh vuajnë mungesën e furnizimit me ujë.

Report tv ka qenë në këto fshatra dhe ka parë nga afër këtë problem të ngritur nga vetë banorët.

Në çezmat e tyre nuk sheh të rrjedhë asnjë pike ujë, por edhe në të paktat raste që vjen ai është i ndotur, duke rrezikuar shëndetin e banorëve.

"Kemi gati 20 vjet pa ujë, në fillim kishim ujë ishte i mirë, tani nuk ka dhe kur vjen nuk është i pastër", tha një banore e zonës.

Kurse një tjetër banor është shprehur se vjen i mbushur me plehra.

Banorët e këtyre fshatrave tregojnë se gjatë verës situata përkeqësohet më shumë.

Për të siguruar ujin atyre iu duhet të udhëtojnë në fshatrat përreth ose ta blejnë atë, edhe pse kjo kosto për mundësitë e tyre ekonomike është e papërballueshme.

"Mbushim ujë në puse në dimër se në verë dhe ky shteron, sa herë që vijnë na gënjejnë. Marr makinë i fus naftë dhe shkojmë blejmë ujë, çfarë të bëjmë nuk rrihet pa ujë", tha një banor që përballet me këtë problem.

Si përgjigje për këtë problem shqetësues banorët shprehen se kanë marrë vetëm premtime boshe gjatë fushatave elektorale.

"Dy çezma pa ujë, vijnë në votime na premtojnë kurse tani marrim shqelmin", tha një tjetër banor.

Kurse një banor tjetër është shprehur se më të rrezikurit janë më të vegjlit.

Mungesën e ujit prej dekadash në këto fshatra e pohon dhe kryetari i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, ndërsa bën me dije se është dorëzuar një projekt rajonal në Agjencinë Kombëtare të ujësjellës kanalizimive Tiranë i cili pritet të financohet nga qeveria gjatë vitit 2020.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?