"8 milionë pemë ulliri kishte Shqipëria e Madhe!", shkencëtari në "Esencë": Vendi ishte në kulmin e zhvillimit të agrumeve

1 Nëntor 2023, 19:34| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 19:44

  • Share

 

Përballë gazetarit Eljan Tanini, shkencëtari i Ullirit Hairi Ismaili tregoi eksperiencën e tij në lidhje me bimën më të bukur në botë, atë të ullirit. Ai foli duke u përgjigjur me statistika sipas punës së tij kërkimore.  

-    Nga Ahmet Zogu, rejgjimi monist trashëgoi 1.8 milionë rrënjë ulliri shumë shekullore. 300 mijë bimë ulliri ishin mbi 2 mijë vjeçare, 100 bimë ulliri ishin 3 mijë deri në 4 mijë vjeçare. Me 380 mijë hektar tokë arë nisëm ne punën me mbjelljen e ullirit. Shqipëria duhet të shtonte forcat. Shqipëria në demokraci, në fillimet e saj kishte rreth 1 milionë e 300 mijë rrënjë agrume, në 2500 hektar tokë. Trashëguam pas vititi 1990, 6 milionë e 500-600 mijë rrënjë ulliri, 46 mijë hektar tokë të ullirit. Niveli i dendësisë së ullishteve shkonte 400 bimë për hektar për mono kulturë, 600-700-800 në bazë të species. Shumë vende që ishin miq të asaj kohe kërkuan specialiste nga ne. Fidanët e Shqipërisë i kemi dërguar përmes transportit detar ne vendet që e donin ullirin tonë. Ullinjtë, në territoret shqiptare në vitin 1912 ishin rreth 8 milione  100 mijë. Shqipëria ishte në kulmin e zhvillimit të agrumeve dhe të ullirit. Ka patur vite kur ulliri në prodhim ishte 63 mijë ton. Industria ishte e destinuar për ullirin e tryezës dhe atë të eksportit. 23 milionë rrënjë ulliri u mbollën nga viti 1960-1990. Gjallë mbetën vetëm 4 milionë rrënjë. Sot Shqipëria mund të ketë 1 milionë bimë agrumesh. Sot Shqipëria mund të ketë mbi 12 milionë rrënjë ulliri, por faktikisht fermeri nuk mbështetet nga shteti. Shqipëria ka 64 varietete të ullirit vendas. 14 varietete janë autoktone të agrumeve shqiptare. Ne si institut certifikuam të parët varietetin vendas.

Esencë, çdo të martë dhe të premte ora 23:00 në ekranin e Report Tv 


Lajmi kryesor:

Me ullinj dhe agrume, ja si e mbollëm Shqipërinë! Shkencëtari tregon në 'Esencë': Nga Zogu trashëguam 1.8 milionë rrënjë! Eshtë shkëmbyer edhe me flori


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?