8 muaj mbyllur nga Covid 19, Teatri “Migjeni” çel i pari dyert me shfaqjen për fëmijë “Gishtëza”

17 Tetor 2020, 16:34| Përditesimi: 17 Tetor 2020, 16:57

  • Share

Për herë të parë, pas tetë muajve mbyllje për shkak të pandemisë COVID 19, i pari institucion i arteve skenike që ka çelur dyert për publikun është Teatri “Migjeni” në Shkodër me shfaqjen “Gishtëza”.

Edhe pse Komiteti Teknik i Ekspertëve për COVID 19, nuk ka lejuar që teatrot të hapen, artistët Drande Xhaj, Merita Smaja, Astrit Fani, Marviks Shantoja dhe Gjovalin Kolaj kanë interpretuar në këtë premierë të mbyllur para fëmijëve të aktorëve edhe gazetarëve

 “Pas tetë muajve, ne kemi një emocion shumë më të madh se herët e tjera. Teatri i Kukullave është hera e dytë që shfaqet me ‘Gishtëzën’, një pjesë që e kanë zgjedh vet fëmijët. Është e punuar më shumë dashuri, sepse artistët e duan punën që bëjnë. Premiera e mbyllur kësaj here është për fëmijët e stafit edhe të gazetarëve. Urojmë që të mbesin të kënaqur”, shprehet drejtoresha e Teatrit “Migjeni”, Rita Gjeka.
Vogëlushët ndoqën me shumë ëndje shfaqjen, ndërsa në fund, fotografitë me personazhet e përrallës dhe aktorët, shënuan suksesin e “Gishtëzës”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?