8 orë në SPAK, Veliaj: Isha si bashkëpunëtor, patëm ezaurim total të çështjes së inceneratorëve! T'i forcojmë institucionet, mos t’i përgojojmë

30 Prill, 17:00| Përditesimi: 30 Prill, 17:33

  • Share

Pas 8 orësh në SPAK, kreu i bashkisë së Tiranës në dalje dha një deklaratë për mediet duke vlerësuar pas këtij takimi së pari investimin në Prokurorinë e Posaçme. Ndërsa theksoi se shkoi si bashkëpunëtor i drejtësisë, Veliaj tha se gjatë 8 orëve patën një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve, për të cilën dorëzoi dhe informacione të reja.

“Pak këtij takimi  ma ka rritur bindjen që është bërë një investim për së mbari në Shqipëri, është krijuar një institucion serioz. Isha me dy kolegë hetues, profesionistë, të disiplinuar. Unë them e  vetmja gjë që mund të bëjmë është ti forcojmë institucionet mos ti përgojojmë mos të bëjmë rolin e tyre e prokurorë e gjyqtarë por të bashkëpunojmë, ishte këtu si bashkëpunëtor, kisha kohë që kisha kërkuar një takim. Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve, të gjithë shpjegimet e nevojshme për mënyrën se ku dallon projekti i IFC i cili u rrëzua dhe ishte nisur nga ish bashkia dhe sesi ky proces ishte një gjë komplet tjetër e pa kërkuar nga investitorë të tjerë që nuk kishin lidhje me bashkinë e Tiranës dhe s'kishin lidhje me IFC dhe besoj kjo u sqaruan.  U thanë dhe disa detaje të tjera. Të dy kolegët hetues më kërkuan që për çështje të hetimit dhe të sekretit hetimor duke qenë se bashkia ka sjellë dhe disa prova të tjera, më kërkuan që të mos i ndaj me gazetarët disa detaje. Do jetë pjesë e zbardhjes së dëshmisë time. Ndihem mirë që sot unë dhe ata që më duan ndihen të lehtësuar. Unë i pari nddihem i lehtësuar që pata mundësinë më në fund të them dhe fjalën time. Besoj se armiqtë e mi ndihen më të lehtësuar... Se unë besoj që një njeri duhet vlerësuar dhe nga armiqtë që bën. Duke qenë se unë respektoj ata që më kanë zgjedhur dhe në këtë orë ka filluar mbledhja e Këshillit Bashkiak, çdo koment tjetër do tua jap pasi të mbaroj mbledhjen e këshillit bashkiak.”


Lajmi kryesor:

Erion Veliaj 8 orë në SPAK për inceneratorin e Tiranës: Isha si bashkëpunëtor! Dhashë të gjitha shpjegimet! Ndihem i lehtësuar


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?