TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Dritan Palnikaj i ftuar në Report Tv flet për sasinë prej 8 tonësh fileto pule me salmonelë që u importua nga kompania AMG FOOD e Arben Goxhes, i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës. Institucionet vijojnë ta mbajnë të fshehur emrin e kompanisë edhe pse u zbulua nga mediat se AMG Food e importoi nga Brazili fileton e pulës me salomnelë. Palnikaj thotë se AKU ka kërkuar heqjen e licencës për kompaninë që futi në Shqipëri mish me salmonelë.
Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Palnikaj thotë se AKU ka referuar rastin menjëherë në Prokurorinë e Tiranës dhe se që me marrjen e mostrave, ka vijuar me kontrollet dhe inspektimet, gjurmueshmërinë në 12 qarqe.
“Roli i AKU është të mbikëqyrë procedurën dhe për të garantuar sigurinë ushqimore. Në rastin konkret, roli i AKU ka qenë proaktiv. Do të thotë që ka ndërmarrë një sërë hapash të njëpasnjëshme që me marrjen e mostrave, ka vijuar me kontrollet dhe inspektimet, gjurmueshmërinë në 12 qarqe. Ka pasur bashkëveprim me Hetimin Tatimor dhe Policia e Shtetit. Ka nisur një auditimi për punonjësit dhe ka referuar subjektin që ka pasur këtë produkt. AKU ka bërë referimin në prokurori dhe ka vendosur bllokimin për pjesën e sasisë së gjetur.
Kompania është privat, por detyrimet për ti përmbushur ndaj publikut i ka publike, prandaj është në Prokurori. Detyrimet për të zbatuar ligjin, i ka me institucionet dhe ne shkeljet i kemi referuar në Prokurori. Edhe në rastin konkret është kërkuar nga AKU pezullimi i licencës”, tha Palnikaj.
Palnikaj, njëherazi edhe Drejtues i Task-Forcës për Sigurinë Ushqimore, shtoi se nuk dihet se sa mish i kontaminuar është konsumuar.
“Nuk e kam këtë informacion, do duhet një kohë e caktuar të dalë. Uroj të mos i hajë askush ato. Lufta me bakteret, viruset dhe sëmundjet e influencës haviare është e përbotshme”, shprehet Palnikaj.
Nga ana tjetër Palnikaj thekson se AKU ka filluar vetë një proces adutimi.
“Sa është koha për të bërë një analizë. Nga ISUF na thuhet se në rastet kur konstatohet influencë mikrobakteriale, minimumi është 9-12 ditë. Është diçka që ka të bëjë me një influencë të caktuar, për të cilën produktet parashikojnë maksimumi 12 ditë. Reagimi i AKU ka qenë i menjëhershëm. AKU ka filluar vetë një proces adutimi, ka vijuar me pezullimin me heqjen e licencës për kompaninë dhe referimin në Prokurori”, tha Palnikaj.
Palnikaj tregon se në momentin që ka dalë analiza ku është vërtetuar se fileto e pulës ishte e kontaminuar, inspektorët e AKU kanë qenë në kompani dhe kanë bllokuar sasinë e mishit me salmonelë.
“Nëse ne e trajtojmë në mënyrë krahasuese, kjo duhet bërë me një metodologji analize. Ne kemi bashkëpunime shumë të mira me sistemin e rastit. Këto produkte vijnë edhe me kontejner, çojnë edhe të ngrira, gjurmohen nga një rrjet i tërë ku Shqipëria është pjesë. Në momentin që ka dalë analiza, inspektorët e AKU kanë qenë në kompani dhe kanë kryer një bllokim. Këto pikëpyetje ne jemi duke bërë një hetim nga ana e AKU dhe ky hetim po bëhet edhe nga Prokuroria e Tiranës. Do doja që mediat ta trajtojmë çështjen me një kujdes të veçantë, AKU ka bërë njoftimin para se të dalë në media.
Kemi ndjekur protokolle standarde, në bazë të tyre kemi këtë rezultat. Ne kemi edhe audit sot që po bëhet mbi AKU dhe referimin në Prokurorinë e Tiranës dhe bashkëpunimin me Policinë e Shtetit”, vijoi Palnikaj.
Për rastin, Policia e Tiranës shpalli në kërkim Arben Goxhen pronarin e kompanisë AMG Food, i cili më 11 mars importoi nga Brazili gati 8 tonë mish pule të kontaminuar me salmonelë, që përfundoi në treg duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe që ende nuk është tërhequr e gjithë sasia. Në hetim në gjendje të lirë, policia tha se vuri vëllain e tij, Mondi Goxhe, pronar i kompanisë “Dimal” që merr mishin e papërpunuar të pulës nga AMG për të prodhuar produkte të ndryshme.
AMG Food në një reagim thotë se e shiti produktin tek 154 klientë, e faktuar kjo edhe me fatura tatimore, përmes të cilave u morën masat për tërheqjen e produktit nga tregu. Sipas AKU, janë tërhequr nga tregu gati 4.5 ton, ndërsa inspektorët janë në terren edhe sasinë tjetër, gati 3.5 ton, të shpërndara në 10 qarqe të vendit.
Kompania DiMal e Mondi Goxhës që po hetohet i lirë, në një reagim thotë se pasi u njoftuan për mishin me salmonelë, nuk e përdorën atë në asnjë prodhim të produkteve apo nënprodukteve të tyre dhe se asnjë sasi e rrezikshme me logon e tyre nuk është aktualisht në prodhim.
Mishi i pulës mbërriti në portin e Durrësit më 11 mars. Në një kontroll rutinë AKU mori mostra për t’i analizuar, dhe thotë se njoftoi kompaninë AMG Food, të mos e nxjerrë produktin nga kontejnerët frigoriferikë në port, deri në daljen e përgjigjes, të cilën laboratori i ISUV e nxori më 21 mars.
Komente

Jam kurioz a konsumuan mishin me pilaf apo me fasule? Po me qull?
PërgjigjuAKU nga qendra deri ne rrethe jane te gjithe te koruptuar Mbledhin leke dhe abuzojne per te derguar leke te eproret!
Përgjigju